Pak ditë më parë policia shqiptare arrestoi Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodanin, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Prodani u arrestua në qytetin e Laçit në një operacion të koordinuar nga Interpoli pas një hetimi në La Coruna.
Prodani ishte në kërkim ndërkombëtar për vjedhje banesash në shtetin iberik, ku një ndër to i përkiste sulmuesit francez, Karim Benzema. Në vitin 2019 ishte ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ai i cili akuzoi drejtpërdrejt Prodanin si përgjegjës për vjedhje banesash në Spanjë.
Së fundmi, Prodani ra në prangat e policisë dhe shumë shpejt do të ekstradohet në Spanjë. Arrestimi i Prodanit ka pushtuar ditën e sotme titujt e mediave spanjolle, të cilat kanë folur për prangosjen e një zyrtari në Shqipëri. (Punoi A.Gj)
Më poshtë keni disa nga titujt e mediave spanjolle