Reagimi i fortë i Departamentit të Shtetit: Rama kërcënon gazetarët, lidhje me grupet kriminale

Pjesë nga raporti i Departametit të Shtetit për Shqipërinë

Ka pasur raportime të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave kanë përdorur platformat e tyre për të shantazhuar biznese, duke kërcënuar me raportim negativ. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë”.

Raporti shton se “mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit”.

Gjithashtu thuhet se “interesat politike dhe të biznesit kanë ushtruar presion mbi gazetarët. Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të Qeverisë”.

“Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend”.

Raporti vë në dukje se “gazetarët shpesh kanë ushtruar vetëcensurë për të shmangur dhunën, ngacmimin apo për të ruajtur vendin e punës. Thuhet se Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhjet e drejtpërdrejta me pronarët e mediave dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Protestat tona ia kanë shpëtuar faqen kombit! Më 20 shkurt do të përmbushim misionin tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Sukthit dhe Durrësit që …