Pushtimi i News24/ OSBE: Shqetësim për lirinë e shprehjes në Shqipëri

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ripostuar në rrjetin social X reagimin zyrtar të OSBE lidhur me ndërprerjen e paprecedentë të aktivitetit të Focus Media Group dhe mediave të lidhura, përfshirë News24, Panorama, Gazeta Shqiptare, BalkanWeb dhe Radio RASH.

Mesazhi thekson se mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit mediatik, duke e cilësuar këtë situatë si shqetësuese për lirinë e shprehjes dhe funksionimin e medias në vend.

Ripostimi i OSBE-së në rrjetin social X vjen si një sinjal i qartë i monitorimit ndërkombëtar mbi situatën mediatike në Shqipëri dhe mbështet thirrjet e organizatave të shoqërisë civile dhe zërave publikë dhe qytetarë për garantimin e vazhdimësisë së informacionit dhe respektimin e vendimeve të gjykatës që lejojnë gazetarët të hyjnë në ambientet e punës.

“Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të aktivitetit mediatik të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet mbi pronësinë dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit mediatik”, thuhet në reagimin e OSBE.

About Krye Redaktor

Check Also

Ish-deputeti i PS shton akuzat: Rama është një rast klinik

Ish-deputeti i PS, Nazmir Bilani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Me anë të një …