Aksioni opozitar në shtator, Noka dhe Blushi takohen në selinë e PD!

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kanë zhvilluar këtë të martë një takim në selinë e Partisë Demokratike.

U raportua se takimi u përqendrua tek aksioni opozitar i paralajmëruar për muajin shtator, si në Kuvend ashtu edhe në terren.

U raportua se në qendër të diskutimeve kanë qenë lëvizjet e përbashkëta të opozitës, koordinimi mes PD-së dhe PL-së, si dhe masat që do të ndërmerren në kuadër të nismave parlamentare.

Gjithashtu, është folur edhe për mundësinë e rinisjes së protestave kombëtare, të cilat janë paralajmëruar më herët edhe nga kreu i PD, Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Balluku vilë edhe në Sardenjë

Hetimet e SPAK për gjetjen e pasurive të fshehura të ish-Zëvendëskryeministres dhe deputetes së PS, …