Ai thotë se, një qeveri e korruptuar si e Edi Ramës do të zëvendësojë vetveten me një IA të korruptuar, pikërisht për të fshehur korrupsionin.
Berati thotë se, kur korrupsioni kryhet nga njerëzit, të paktën ka mundësi të hetohet, të protestohet dhe të mbahet dikush përgjegjës, por kur fshihet pas IA-së, nuk ka asnjë gjurmë.
Postimi i Berishës
Sirio Berati nga San Francisko ka një koment për Ramaduron! Sipas dëshirës, ndiqni videon dhe lexoni përkthimin. Një përshëndetje të përzemërt për Sirio Beratin!“
Sirio Berati: Kjo është një nga idetë më të rrezikshme që kam dëgjuar ndonjëherë. SHQIPËRIA DO TË ZËVENDËSOJË QEVERINË E SAJ TË KORRUPTUAR ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE (IA). Më lejoni ta riformuloj: NJË QEVERI E KORRUPTUAR DO TË ZËVENDËSOJË VETVETEN ME NJË IA TË KORRUPTUAR. Ky njeri është Edi Rama, politikani më i korruptuar në Europë, kryeministri i Shqipërisë. Dhe si shqiptar mund t’ju them që ai është akuzuar për manipulim zgjedhjesh në vitet 2017, 2019 dhe 2025. Ai është i përmendur në skandalin e FBI-së me McGonigal, një çështje ndërkombëtare korrupsioni shumë e bujshme. Vëllai i tij është i lidhur me rrjete të trafikut të drogës, dhe tani ai pretendon se IA do të zhdukë nepotizmin si me magji.
Histori e bukur, apo jo?Ja edhe një problem tjetër: Sistemi digjital i Shqipërisë është hakuar disa herë nga qeveria iraniane, duke bërë që miliona ID dhe të dhëna private të qytetarëve të publikohen online. Pra, nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë të dhënat e qytetarëve, si mund të sigurojnë qeverisjen me IA? Dhe ja e vërteta: IA ende kontrollohet nga njerëzit dhe të dhënat mund të manipulohen. Nëse diçka shkon keq, politikanët mund të thonë thjesht: “Nuk ishim ne, ishte algoritmi.” Kjo do të thotë se zgjedhjet, kontratat, të drejtat bazë të qytetarëve mund të kalojnë përmes algoritmeve të errëta. Kur korrupsioni kryhet nga njerëzit, të paktën ke mundësi të hetohet, të protestohet dhe të mbahet dikush përgjegjës. Por kur fshihet pas IA-së, nuk ka gjurmë. IA nuk e zhduk korrupsionin, miku im, thjesht e fsheh më mirë. Dhe Shqipëria është gati t’ju tregojë saktësisht si. Më thuaj çfarë mendon. Mund edhe të jem plotësisht i gabuar këtu.
Gazeta RD