Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të hyjë i bashkuar në parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Kështu ka dekaruar në News24, deputeti i dalë nga këto zgjedhje, Belind Këlliçi, i cili tha se, mbledhja e kryesisë që do të mblidhet të mërkurën, do të vendosë se si do të jetë qëndrimi i PD në raport me mandatet dhe qasjen me parlamentin.
“Grupi shkon me unitet në parlament, si rrallëherë nuk ka rrjedhje bisedash apo diskutimesh nga brenda takimeve. Mbledhjet e brendshme kanë prodhuar shumë debat të brendshëm dhe është pozitive. Kryesia do të përcaktojë vendimin politik për momentin dhe në momentin e dytë do të mblidhet Këshilli Kombëtar”, tha Këlliçi.
Këlliçi: Do të ndodhë ajo që kemi thënë, i mbetet forumeve të vendosë se çfarë do të ndodhë
Grupi shkon me unitet në parlament, si rrallëherë nuk ka rrjedhje bisedash apo diskutimesh nga brenda takimeve. Mbledhjet e brendshme kanë prodhuar shumë debat të brendshëm dhe është pozitive. Kryesia do të përcaktojë vendimin politik për momentin dhe në momentin e dytë do të mblidhet Këshilli Kombëtar.
Unë do të doja që të ketë dhe një kuvend të PD që të kemi mundësi të flasim dhe me anëtarësinë dhe me elitën, në raport jo vetëm me parlamentin sepse kjo mbledhje e së mërkurës do të jetë me marrjen e mandateve apo jo dhe me qasjen që do të ketë PD në parlament.
Do të pritet dhe raporti I OSBE-ODIHR dhe do të kemi mbledhjen e forumeve të larta të PD.