Video/ Lagjia muzeale që përfaqëson identitetin e Shkodrës lihet në gjëndje të mjerueshme nga Beci

Nga Eliona Kodra SHKRELI

Lagjia historike dhe muzeale e Shkodrës që përfaqëson trashëgiminë unike arkitektonike, G’juhadoli, i paraqitet me këtë pamje turistëve dhe qytetarëve shkodranë.

Bashkia Shkodër pasi ka riparuar disa pllaka, ka lënë grumbuj inertesh përgjatë gjithë rrugës pedonale! Siç shihet edhe nga pamjet e fotot (të cilat janë realizuar mbrëmjen e së martës nga një qytetar shkodran) në dy krahët e rrugës janë tavolinat e lokaleve, ndërsa në mes ndodhen grumbujt me inerte! Kalimtarët detyrohen të ecin mbi to…..

Ky është vizioni Benetian i një bashkie të korruptuar që taksat e shkodranëve i shpërdoron në paga patronazhistësh e servilësh të kryebashkiakut Beci, ndërkohë që qyteti vuan mungesën e investimeve dhe shërbimeve!

Ndërkohë që pothuajse çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak miratohen rritje e numrit të punonjësve (kryesisht në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike) me pretendimin e “ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetin dhe banorët e saj”, kjo situatë tregon më së miri abuzimin që Benet Beci dhe stafi i tij i ngushtë bëjnë me paratë e taksapaguesve shkodranë!

Pamjet s’kanë nevojë për komente….

Lagja muzeale dhe historike që përfaqëson identitetin e Shkodrës së bukur, lagja që është pjesë e të gjitha guidave turistike, fatkeqësisht lihet në gjëndje të mjerueshme dhe të turpshme nga bashkia e korruptuar e rilindasit Beci!

Propaganda dhe fasada e punëve boshe që i shitet shkodranëve përmes fotove dhe videove me dron në rrjetet sociale, nuk janë gjë tjetër përveçse imazhe të rrejshme sipërfaqësore që përdoren për të mbuluar mungesën e vizionit, mungesën e investimeve dhe abuzimin që i bëhet parave të shkodranëve.

Shkodra është lënë në mëshirë të fatit…

#BashkiaBenetiane

#BashkiaQëNukDuam

#ShkodraNëMëshirëTëFatit

About Redaksia

Check Also

Banka e Shqipërisë mbron politikën e pastrimit të parave në ndërtim…

Nga Adriana KALAJA ëse shohim takimin e Dumanit me Zyrtarë të DASH, por edhe me …