Shifra skandal/ Shqiptarët paguajnë 400 milionë lekë për këshilltarët e Elisës

Kabineti i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ka një staf të gjerë këshilltarësh, ekspertësh dhe sekretarësh, për të cilët shpenzohen çdo muaj mbi 3.3 milionë lekë bruto nga taksat e qytetarëve. Nga kjo shumë, rreth 2.5 milionë lekë shkojnë neto në xhepat e tyre pas taksave dhe kontributeve. Në total, për një vit kalendarik, shpenzimet e pagave arrijnë në afro 40 milionë lekë bruto, ose rreth 400 mijë euro, ndërsa neto mbeten afërsisht 30 milionë lekë, pra rreth 300 mijë euro.

Çështja ka shkaktuar debat të madh publik, pasi në rrjetet sociale është shpërndarë lista e këshilltarëve të Spiropalit, ku vihet re se shumë prej tyre paguhen me shifra të larta.

Në emisionin “Opinion” u konfirmua se dokumenti është zyrtar dhe i dalë nga vetë institucioni i Kuvendit. Gazetarja Klesiana Omeri tha se paga e disa këshilltarëve ka ngjallur interes, duke përmendur rastin e djalit të deputetit socialist Benet Beci, i cili rezulton me një pagë mujore prej 1,800 eurosh.

Blendi FevziuLajmi që është bërë viral në rrjetet sociale për listën e Elisa Spiropalit në krye të Kuvendit të Shqipërisë, është lajm i vërtetë? Listë e vërtetë? E konfirmuar?

Klesiana OmeriËshtë dokumenti zyrtar, nga institucioni i Kuvendit të Shqipërisë… dhe në fakt ajo që është vërejtur dhe për këtë arsye ka krijuar mjaft debat sepse është mjaft e fryrë dhe shumë njerëz e vënë në pikëpyetje kontributin që ata japin apo edhe pagat qoftë edhe të shumë emrave, si djali i Benet Beçit. Po përmend emrat që kanë ngjallur shumë interes për kontributin që kanë dhënë.

Blendi Fevziu: Sa ishin pagat?

Klesiana Omeri: Për shembull, djali i Benet Beçit e kishte 1800 euro, një prej pagave, varionin, ishin të ndryshme. Por unë po flas për rolin e këshilltarëve…

About Krye Redaktor

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …