Teliti: Shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por duke respektuar procedurën ligjore

Nënkryetari i opozitës në Këshillit Bashkiak, Dorjan Teliti shprehet se, Këshilli Bashkiak duhet të mblidhet urgjentisht për të garantuar që procesi i shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin, duke i dhënë mundësi kryebashkiakut që të flasë në mbledhje.

Ai shton më tej se çdo devijim apo shkelje nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.

“Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet URGJENTISHT SOT për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin (duke filluar nga e dëgjesa e tij në mbledhjen e Këshillit).

Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.

Shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore”, shkruan Teliti.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ SPAK po pret që Balluku të mbetet shtatzënë që të mos e arrestojë

SPAK nuk e arreston Ballukun. E ka marrë të pandehur edhe për 7 lotet e …