Zgjedhja e Presidentit të ri/ Bylykbashi-socialistëve: Po na çoni drejt krizës!

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi i propozoi PS-së në Komisionin e Ligjeve që  procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës të mos përpiqet si ta ndërtojë si një matematikë e thatë numrash për të arritur tek 84 apo 71, pasi kjo vetëm do t’i kontribuojë krizës politike.

Bylykbashi tha se, duhet të përpiqemi që të gjejmë jo thjesht emra apo kritere minimale, por procesi të shkojë drejt një figure që përfaqëson popullin, përndryshe veprimet tuaja siç janë deri në këtë fazë, shtyjnë drejt një krize të tejzgjatur politike.

“Rëndësia që ka Presidenti i Republikës si kreu i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, pa diskutim është ajo që ne e lexojmë shpejt, por Presidenti, pavarësisht se në vitin 2016 u zhvesh nga tagra shumë të rëndësishme kushtetuese, në lidhje me kontrollin dhe balancat e pushteteve – se atëherë është zhveshur Presidenti i Republikës nga roli i ri si mekanizëm kontrolli dhe balance në ngrehinën e përgjithshme kushtetuese, duke u hequr  nga kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nga kompetencat e tij për emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, propozimin e të nëntë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pra atëherë Presidenti u bë dhe më i dobët nga një president i një republike parlamentare – megjithatë rolin e madh e ka si kreu i shtetit dhe duhet të shërbejë si një mekanizëm që, si proces ne ta përdorim në kuadër të rikthimit të balancave të kontrollit në këtë vend.

Sot mazhoranca ka rreth 90% të pushtetit publik. 90%!

Realisht këtë nivel të kontrollit të pushtetit publik në nj dorë të vetme nuk ka qënë ndoshta dhe në vitet e fundit të regjimit komunistë, kaq i përqendruar në një dorë. Procesi duhet t’i shërbejë qëllimit. Procesi duhet t’i shërbejë qëllimit, vetëm Presidenti i Republikës me tagrat që ka, ashtu siç e keni reduktuar do të bëjë një rol relativisht të kufizuar, ndërkohë që procesi ynë këtu në parlament do të ndihmojë ose do të përkeqësojë situatën e krizën politike, institucionale që po kalon ky vend. Për rrjedhojë, si i tillë, është një proces i pastër politik. Është kushtetues natyrisht, është dhe parlamentar, por është i pastër politik.

Duhet të reflektojë vullnete politike që duhet të vijnë nga vota, vullnete politike që duke gjetur konsensusin ne, mund të fillojmë një trajektore normalizimi  si 20 vite më përpara.

Në vitin 2002, zgjedhja e presidentit me konsensus ishte hapi i parë drejt normalizimit për gati një dekadë të disa prej proceseve institucionale.

Ndërkohë që nëse do të përpiqeni ju si mazhorancë që këtë ta ndërtoni si thjesht një matematikë e thatë numrash për të arritur tek 84 apo 71, kjo vetëm do t’i kontribuojë krizës, kështu që të përpiqemi që të gjejmë jo thjesht emra apo kritere minimale, por procesi të shkojë drejt një figure që përfaqëson popullin, përndryshe veprimet tuaja siç janë deri në këtë fazë shtyjnë drejt një krize të tejzgjatur politike”, u shpreh Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply