Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, duket se Erion Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen, gjersa ai u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se, opozita ka disa kandidatura për Bashkinë e Tiranës të pakrahasueshme me Korbën e Korrupsionit!
Berisha theksoi se qytetarët e Tiranës dhe gjithë vendit kanë parë dhe vlerësuar vetë fytyrat dhe veprimet e kandidatëve, duke e bërë opozitën një alternativë të fortë dhe të pakrahasueshme me klasën aktuale politike.
“Edi Rama, pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo lloj përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliajn, që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje.
Duket se Erion Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen, gjersa ai u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo është përgjigja e parë.
Pavarësisht nga kjo, sot është ditë e hënë, prisni nga ora 1 kukulla e Edi Ramës në presidencë do firmosë, mos pastë lënë edhe ai autopenin aty, për datën e zgjedhjeve.
Tani, meqenëse shtron një problem, të garantoj se opozita sot, në këtë moment që flasim, ka jo një, por ka disa kandidate dhe kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit. Të pakrahasueshëm.
Ju ftoj zotëri të rikujtosh vetëm një moment, tronditjen e tmerrshme të Ogertës kur mësoi se emërohet kandidate për kryetare bashkie.
Merre shihe pak atë pamje.
Merre shihe.
Nuk ka pamje që flet vetë më shumë se ajo.
Ajo e kuptoi se Edi Rama lau duart me të.
Se Edi Rama e dorëzoi atë në fatin e kujt? Në fatin e Erion Veliajt.
Nuk kam këtu momentin… a mundet t’i thuash tjetrit ti që të caktojë kryetar bashkie i Tiranës, është posti i dytë pas kryeministrit për një forcë politike, të caktojë pra për kryetar të bashkisë në Tiranë dhe ajo të mos mund të përmbajë tmerrin, ankthin.
Ajo në atë moment shihte përpara vetëm një fytyrë, fytyrën e Erion Veliajt.
Ajo e pa që dosjet e Covid-it, tenderat me çmime tre herë më të larta se ndërkombëtarët.
Ajo i pa se qëndrimet e saj të konvertuara në vdekje të njerëzve.
Ajo i pa shpirtrat e të vdekurve që i vinin përpara.
A të kujtohet ty kur doli se ajo falsifikonte me pesë herë numrin e të vdekurve?
E mban mend besoj? Bravo.
Dhe kur doli instituti i anatomisë patologjike dhe i botoi, nxori Najadën si mashtruese.
Pra, tani merr ti këtë njeri me këto kusure që kërrusin edhe malin dhe thua ti kjo të kandidojë.
Por në qoftë se ka një njeri të cilës qytetarët nuk duan t’ia dëgjojnë emrin…. e poanë fytyrën e saj vetë qytetarët e Tiranës si e priti ajo emërimin nga Rama si kryebashkiake. E panë vetë ata.
Kështu që as nuk ekziston problemi i kandidatëve nga opozita.
Janë disa dhe të pakrahasueshëm secili me Korbën e Korrupsionit. I ka vendosur edhe Nesti Angonin si drejtues fushate për t’ia bërë një letër tjetër më vonë”, u shpreh Berisha.
