Berisha në Kukës: Përpjekje të mëdha u bënë që PD të mbetej opozitë e rreme

Lideri historik i PD, Sali Berisha gjatw takimit me demokratwt tha se, Partia Demokratike që nga shtatori e deri më tani është përballur me shumë pengesa, me një qeveri që po përdor çdo gjë kundër saj dhe mafian e Sorosit që kërkon të emërojë kryetarin.

“Mirënjohjen më të thellë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme që i keni dhënë PD, për qëndrimin tuaj të pagabueshëm ndaj interesit kombëtar. Për atdhetarinë tuaj të palëkundur. Do ju garantoj se mblidhemi sot në këtë sallë më të fuqishëm se kurrë më parë.

Për muaj më radhë udhëtuam në një rrugë plot vështirësi, plot pengesa të mëdha. Bëmë gjithçka, që të ishim opozitë e vërtetë e këtij vendi. Në rrugën tonë kaluam vështirësi të paimagjinueshme. Asnjë opozitë në Europë nuk ka njohur vështirësitë që kaloi PD nga shtatori deri më sot.

Përpjekje të mëdha u bënë që kjo forcë politike të mbetej opozitë e rreme, pseudo opozitë dhe shqiptarët të kalonin në një pluralizëm fals. Në këtë përpjekje kreu i qeverisë së sotme nuk kurseu asgjë për realizimin e projektit të Shqipërisë me opozitë të rreme. Nuk kurseu asgjë për mposhtjen përfundimtare të PD. Ai përdori të gjitha format e joshjes, presioneve.

Një qëndrim të tillë nuk mbajti as diktatori i fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia pas themelimit të PD.

Kundër nesh u rreshtua lidership, ish-kreu i PD, por jo vetëm ai, i lidhur me 1000 fije me qeverinë, pas shpinë tuaj në kurrizin tuaj. Bënë gjithçka që të mposhtin përpjekjen tonë për të rithemeluar PD.

E vërteta e pamohueshme është se në krah të tyre qëndroi fuqishëm edhe mafia e Soros, e cila kërkonte dhe kërkon që të djathtës shqiptare, forcës politike konservatore shqiptare, ti emërojë kryetarin e saj, ta shndërrojë në një shoqe besnike jo tuajën, por të qeverisë. U ndala në këto rrethana për të theksuar se në çfarë kushtesh ja dolëm të ngrihemi dhe finalizojmë së shpejti procesin e rithemelimit të PD, të bazuar në votën dhe vullnetin tuaj të lirë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply