Trajneri i ri i Manchester flet për të ardhmen e Ronaldos

Trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag ka deklaruar se, Cristiano Ronaldo do të luajë së paku edhe një sezon në Manchester United.

Deri tash nuk dihej nëse 37 vjeçari bën pjesë apo jo në planet e trajnerit holandez, i cili synon ta sjell një frymë të re në “Old Trafford”, duke ua dhënë rastin lojtarëve të rinj.

Por, duket se pjesë e “fshesës” së gjigantit anglez nuk do të jetë edhe pesë herë fituesi i Topit të Artë.

“Dua ta mbaj Cristianon në Manchester United, natyrisht. Ai ka qenë mjaft i rëndësishëm për këtë klub”, u shpreh trajneri aktual i Ajaxit.

“Ronaldo është një gjigant, për gjithçka që ka treguar deri tash dhe për atë se sa ambicioz është ai”, përfundoi Ten Hag.

Edhe vetë ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit ditë më parë e kishte shprehur dëshirën për të qëndruar në “Teatrin e Ëndrrave”.

Ai u rikthye tek ish-klubi i tij i tij gjatë verës së kaluar dhe e pati një sezon pozitiv në nivelin personal.

Por, United po kalon nëpër një sezon dëshpërues dhe si rezultat i kësaj mbeti jashtë Championsit për edicionin e ardhshëm.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply