Video/ Veliaj pritet me protesta në SHBA: Drejtësi për Ardit Gjoklajn!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur me protesta nga dhjetëra shqiptarë gjatë vizitës së tij në SHBA. Pavarësisht fotove që dilnin nga zyra e shtypit të Bashkisë se Veliaj ishte pritur nga një sërë personalitetesh, duket se realiteti është ndryshe.

Deputeti Belind Këlliçi, në një postim në rrjetin social Facebook, ka postuar disa foto dhe video, ku tregon se si u prit kryebashkiaku i Tiranës në SHBA.

Me pankarta në duar, njerëzit kanë kërkuar drejtësi për Ardit Gjoklajn, ndërsa deputeti thekson se liria e Veliajt është padrejtësi dhe se ai duhet të ishte sot pas hekurave.
“Kjo është pritja që i rezervuan në New York Ndotësit të Tiranës Erion Veliaj!

Ti mund të shfaqesh me shumë fytyra, po kudo qofsh, emri i të vrarit Ardit Gjoklaj do të të ndjekë nga pas.

Liria jote është padrejtësi për Arditin. Duhet të ishe prapa hekurave, jo në New York!”, shkruan Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply