Berisha: Nuk ndalemi nga asgjë! Ecim drejt fitores për të shpëtuar Shqipërinë!

Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi të gjithë anëtarët demokratë të votojnë të dielën, në zgjedhjet e 22 majit. Nga Kukësi ku zhvilloi Foltoren me qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se, kjo lëvizje është shndërruar në një ushtri misionarësh që nuk ndalet nga asgjë dhe ecën drejt fitores për të shpëtuar Shqipërinë.

Ne mbyllëm një fazë historike e Kuvendin e 30 prillit. 40 mijë anëtarë dhe anëtare të PD morën pjesë në procesin e votimit të zgjedhjes së kryetarëve të degëve. Një proces i bazuar për herë të parë tërësisht në vullnetin tuaj. Asnjë kandidat nga Tropoja në Sarandë, nuk ka qenë kandidat i komisionit të Rithemelimit, që të gjithë kanë qenë tuajët ose të vetëdeklaruar siç parashikon statutin. E përmbysëm ne përfaqësimin. Admir Sinamati nuk përfaqëson këtu Sali Berishën, përfaqëson para së gjithash ju, aq sa përfaqëson ju, përfaqëson edhe PD-në kudo.

Kjo ushtri e 40 mijë anëtarëve dhe anëtarëve, idealistë të vërtetë, njerëz të lirë, njerëz që çliruan veten e tyre nga të gjitha presionet, është një ushtri misionarësh që nuk mund ta ndalë asgjë. Le të ecim të sigurt përpara duke marrë përpara çdo shqiptar në një lëvizje të pathyeshme, në një lëvizje që do të çojë Shqipërinë në fitore dhe do të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ju ftoj në datën 22 maj, të votojmë të gjithë sipas ndërgjegjes sonë, por të ushtrojmë votën e lirë, ta shndërrojmë atë në udhërrëfyesin tonë drejt fitoreve të tjera të mëdha”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply