Berisha: Qeveria, 2 miliardë euro për rrasa guri! 1.3 miliardë i vodhën

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët e Kukësit deklaroi se, “Rruga e Kombit” ka kushtuar 1.2 miliardë euro ndërsa shtoi se qeveria e Ramës me pllaka guri në të gjithë Shqipërinë thotë se ka shpenzuar 2 miliardë euro. Sipas Berishës qeveria e Ramës ka vjedhur më së paku 1.3 miliardë euro.

“Borxhi që ka rritur me 107% është një borxh të cilin i varet në qafë foshnjës, atyre që kanë lindur dhe atyre që do të lindin dhe gradualisht çdo shqiptar do detyrohet të paguajë me interesat, me këtë borxh aktual, 23 mijë euro.

Pse gjithë ky borxh, vjedhje dhe vetëm vjedhje. E dini ju që Rruga e Kombit ka pagur vëllime dhe punime të paktën minimumi 3-fishi i të gjithë Kaskadës së Drinit, ka kushtuar rreth 1.2 miliardë euro.

Sa kanë kushtuar pllakat e gurit nëpër sheshet në të gjithë Shqipërinë, e dini që kanë kushtuar 2 miliardë euro.

Si kushtuan 2 miliardë euro? U vodhën së paku 1.3 miliardë euro, minimumi. Me rrasa guri. Shkoja në Peshkopi, na i kanë prurë nga Berati, thanë, por këto çahen nga ngricat. Ju dhashë një projekt, por kështu është çdo projekt tjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply