Nga Luçiano BOÇI
Insitucioni prestigjoz NDËRKOMBËTAR Times Higher Education ka shpallur në 9 Tetor rankimin e Universiteteve botërore.
Ai merr në shqyrtim cilësinë e programeve, stafeve, diplomave e botimeve shkencore të universiteteve në të gjithë botën.
Sipas Times Higher Education (THE) World University Rankings 2026, Universiteti i Tiranës NUK ka numër renditjeje.
Që do të thotë nuk plotëson kushtet për rankim.
Statusi i tij është vetëm “Reporter” për 2026, që parakupton se ka dorëzuar të dhëna, por nuk është futur në tabelën me pozicione.
Asnjë nga Universitetet tona publike nuk hyn ne rankim.
Nuk i njeh askush.
Gjendja skandaloze e arsimit tonë të lartë dëshmohet pa asnjë ekuivok në këtë rankim.
Ndërkohë Oxford ruan vendin e parë për të 10-tin vit rresht. Dominojnë universitetet
Britanike dhe vlerësohen ato gjermane e zvicerane.
Universiteti i Prishtinës pozicionohet i 518.
Të rankueshëm janë dhe Universiteti i Sarajevës dhe disa të Maqedonisë së Veriut e Serbisë.
Qartazi propaganda e “ndërkombëtarizimit” të Universiteteve tona bie.
Diplomat e tyre janë pa vlerë në tregun ndërkombëtar të punës.

Gazeta RD