Qeveria mbyll shkollat më 25 maj, të gjithë pushim për ndeshjen e futbollit

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi, bën me dije se në datën 25 maj të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj, do të jenë pushim.

Ky vendim nga Ministria e Arsimit, vjen në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League që do të zhvillohet në Tiranë.

“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.

Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”, shkruan Kushi.

About Redaksia2

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply