Nga Alba KEPI
Me kanaçe shihnim botën nga një televizor bardhë e zi, me dritaret e mbuluara me batanije që të mos spiunonte sekretari i lagjes.
Me kanaçe zbukuronim libraritë dhe vitrinat e bufesë me rafte bosh nga ushqimi me tullona që propaganda i shiste si “bollëk”.
Me kanaçe sot mbijetojnë shqiptarë që i mbledhin nëpër kazane e i shesin me kile se nuk kanë bukë mbi sofër.
Dhe ja ku jemi sot:
Me kanaçe drejt Europës.
Me të njëjtin simbol ikonik që s’na ndahet, që na kujton sa larg kemi ardhur… dhe sa gjatë kemi qëndruar në vend.
Dje na kujtuan barin e sot kanoçen!
PS ; A thu është kanaçja simbol i vuajtjes, dramës e dhimbjes shqiptare gjatë diktaturës?
Apo diplomacia është kthyer në lojë kanaçesh?
Gazeta RD