Ish-gazetari i VOA për protestën/ Ikonomi: “Një njeri i vetëm po mban peng një popull”

Gazetari dhe studiuesi Ilir Ikonomi ka reaguar për protestat që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, duke shprehur mbështetje për të rinjtë që po marrin pjesë në to dhe duke kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Ikonomi shkruan se po e ndjek protestën nga Uashingtoni dhe se ndihet sikur është mes protestuesve, ndërsa vlerëson kreativitetin dhe mënyrën paqësore të organizimit të tyre.

“Jam i mahnitur nga kreativiteti i këtyre të rinjve. Pa dhunë. Vetëm me dashuri për vendin, për tokën dhe për natyrën tonë të mrekullueshme”, shkruan ai.

Gazetari ndalet edhe te fenomeni i emigracionit, duke thënë se dëshira e të rinjve për t’u rikthyer në Shqipëri është shpresa më e madhe për vendin.

“Sot dëgjova dy të rinj që thanë se do të kthehen të jetojnë në Shqipëri nëse kasta e korruptuar ikën. A ka gjë më të bukur se kaq?”, shprehet Ikonomi.

Në fund të reagimit të tij, ai lëshon një mesazh të fortë politik:

“Vetëm një njeri i ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon. Siç ndodh rëndom në histori kur një njeri i vetëm mban peng një popull dhe një rini të tërë.”

About Krye Redaktor

Check Also

Pse Ramës po i ikin deputetët

Në ditën e 15-të të protestës qytetare përpara Kryeministrisë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës, …