Fryma e “Foltoreve” ka ringritur opozitën, Berisha sot në Korçë

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi që po zhvillon me demokratët e Korçës, u shpreh se qeveria nuk kontrollohet nga qytetarët, por nga interesat kryekëput të qeveritarëve. Sipas Berishës, qeveria ka plaçkitur taksat e qytetarëve ndërsa për veten shton pasuri përrallore.

“Regjim i cili është shkëputur tërësisht nga qytetarët. Krijon për vete klanet, pasuri përrallore, duke vjedhur, plaçkitur taksat e qytetarëve, pasuritë publike. Ndërsa u rezervon qytetarëve varfërinë, mjerimin dhe largimin nga vendi i tyre.

Me qëndrimet e tij, me politikat që ndjek, regjimi aktual autokratik, është regjimi më anti-shqiptar që ka qeverisur këtë vend pas  regjimit të Enver Hoxhës.

Shqipëria, çdo skaj i vendit, ka pasuri përrallore, burime të pafundme, ku janë banorët? Ku janë shqiptarët e mbarë Shqipërisë në raport me këto pasuri? Ata jetojnë sikur ndodhen në një botë tjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply