Tabaku: Qeveria ka braktisur qëllimisht qytetarët! Balluku nuk duhej të ishte në detyrë!

Deputetja e PD, Joirida Tabaku tha se, qeveria ka braktisur qëllimisht qytetarët e saj ndërsa ka ngritur monopole me ligje nga ky parlament, me kode të patronazhit politik.

Nga foltorja e Kuvendit Tabaku nënvizoi se rritja ekonomike prej 4% që është prezantuar nga qeveria nuk është reale, sepse në të vërtetë Shqipëria nuk prodhon asgjë dhe mbahet artificialisht.

“Dikur një ish-ministër Financash, sot i arratisur, vendosi të mos ndihmojë fermerët. Bujqësia sot është e fundosur, të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ende nuk janë shpërblyer. Humbjet janë të pandalshme të kësaj qeverisje me koncesionet dhe rrugët e florinjta. Çmimet janë rritur, taksat më të larta në rajon, një braktisje e qëllimshme e jo neglizhencë. Janë ngritur monopole me ligje nga ky parlament, me kode të patronazhit politik. Fonde të dhëna nga zv/kryeministrja që sot duhet të ishte dorëhequr dhe nuk duhet të ishte në detyrë”, tha Tabaku.

Deputetja e PD shtoi se ky nuk është modeli ekonomik që e çon Shqipërinë 2030 në BE, por në rrënim total.

“Ky nuk është modeli ekonomik i një vendi që kërkon Evropën, por modeli i një qeverie monopol që kërkon të mbajë gjithçka. Shqipëria 2030 është i korruptuar deri në thelb dhe i pangopshëm, ku torta e pushtetit ndahet për një grup njerëzish.

Kjo qeveri ka frikë nga njerëzit e punës. Ka frikë nga njeriu që kërkon dinjitet dhe të protestojë. Edhe pse prezanton një rritje 4%, ekonomia shqiptare mbahet në jetë artificialisht. Niveli më i ulët ekonomik që nga viti 1996, më e ulëta që nga 2013”, u shpreh Tabaku.

About Redaksia

Check Also

Balliu me Krichabaum në Mynih: Lufta reale ndaj korrupsionit kusht për integrimin e Shqipërisë nëBE

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka takuar në Mynih, Gjermani, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit …