Pecnikaj: Të rrëzojmë strukturën e hajdutëve, Shqipëria po zbrazet!

Një prej studentëve të dhjetorit të 1990, Ilir Pencikaj, akuzoi qeverinë për instalimin e një kleptokracie dhe tradhtimin e ëndrrës së Dhjetorit 1990 për një Shqipëri demokratike.

Duke iu drejtuar qytetarwve në foltoren e kësaj të hëne, ai deklaroi se ideali për të cilin u luftua tre dekada më parë mbetet i parealizuar, pasi, sipas tij, “të bijtë e diktaturës” e kanë rikthyer sistemin e vjetër në një formë të re, duke uzurpuar çdo qelizë të jetës publike.

Pecnikaj argumentoi se situata aktuale nuk është e rastësishme, por rezultat i një plani të mirëmenduar. Sipas tij, “hajdutëria është ulur këmbëkryq në këtë qeveri” dhe ka çuar në shkatërrimin sistematik të shtyllave kryesore të shtetit.

Degradimi i arsimit, shëndetësisë dhe drejtësisë janë dëshmi të këtij shkatërrimi të qëllimshëm, u shpreh ish studenti i dhjetorit, ku oasojën më të rëndë të kësaj situate, identifikoi si plagën e emigracionit masiv.

“Nëntori i ftohtë, dhjetori i ftohtë, solli ditë të bardha për Shqipërinë dhe shembi diktaturën. Ne kishim një ëndërr për të bërë Shqipërinë demokratike, ëndërr e cila edhe sot e kësaj dite është ngel një ëndërr e parealizuar sepse të bijtë e bushtrës të diktaturës e rikthyen përsëri të strukturuar në një kleptokraci, e cila po uzurpon çdo degë, çdo qelizë të jetës tonë. Ne tani më e dimë se hajdutëria është ulur këmbëkryq në këtë qeveri, në këtë qeverisje. Nuk është asgjë rastësore që arsimi në Shqipëri ka marrë rrugën e mellës, është shkatërruar. Nuk është rastësore që edhe shëndetësia është shkatërruar. Nuk është rastësore që drejtësia është shkatërruar. Të gjitha këto bën që Shqipërisë t’i hapet një damar i cili nuk duhet të kishte qenë kurrë, ai i emigrimit. Nuk është rastësore që Shqipërisë vetëm në këto 12 vjetët e fundit i kanë ikur mbi 1.2 milionë shqiptarë.

Mbi 1.2 milionë filiza të rij, mbi 1.2 milionë, ajo që sot të gjithë Europën kleptokratike po e kthen përmbys, që quhet gjenerata X. Por të gjitha këto që kjo qeveri ka bërë, ne nuk duhet të na atrofizojnë. Ne nuk mund të dorëzohemi përpara këtyre hajdutëve. Ne nuk mund të dorëzohemi përpara këtyre kriminelëve. Ne strukturën e tyre duhet ta rrëzojmë. Ajo që kishim në zemër në vitin ’90, ne sot duhet ta kemi në zemër dhe në mendje. Që Shqipërinë ta kthejmë demokratike, që të përballemi dhëmb për dhëmb dhe t’i shkatërrojmë çdo qelizë të hajdutërisë së këtyre njerëzve.

Sepse Shqipëria është e jona. Shqipëria nuk është e një grupi kriminelësh, Shqipëria është e shqiptarëve. Prandaj në këtë ditë, ndoshta në 2013, në 1913-ën, At Gjergj Fishta do thoshte: Eja zanë ne të këndojmë, po ç’të këndojmë, të vajtojmë. Ejani të mblidhemi e ta çlirojmë Shqipërinë, ta kthejmë Shqipërinë te shqiptarët, ta kthejmë vendin më të bukur të Europës në vendin që duhet të jetojmë, jo që të ngremë këtu struktura për emigrantë. Sa struktura ka ngritur ky hajdut për moshën e tretë? Zero!”, u shpreh Pecnikaj.

 

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …