Nga Bujar Leskaj
Pas ngritjes së dy qendrave të pritjes në Lezhë, për strehimin e refugjatëve afrikanë që hynin ilegalisht në Itali, sekti Rama në pushtet po provon ta shtrijë këtë projekt aparteid (ndarës racor) edhe në Jug të vendit. Projekti i turpshëm për ngritjen e qendrave të strehimit të refugjatëve në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër po paraqitet në letër si një instrument i ri bashkëpunimi me vendet partnere të Bashkimit Europian.
Në praktikë, ky projekt përfaqëson një plan anti-kombëtar, me pasoja të jashtëzakonshme negative për vendin dhe qytetarët tanë. Plani parashikon ndërtimin e 20 qendrave të pritjes në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona.
Në qarkun e Korçës janë parashikuar 10 qendra akomodimi në Bilisht (në një sipërfaqe prej 11.500 m²), Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec. Në qarkun e Vlorës, qendrat do të ngrihen në qytet, në konvikte, në pallatin e sportit ‘Flamurtari’, në shkollën e Marinës dhe në Novoselë, duke prekur edhe Himarën, Delvinën dhe Konispolin. Në bashkinë Gjirokastër do të përdoret zona e qytetit ku kanë qenë Rezervat e Shtetit.
Në një kohë kur fermerët e Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës, si dhe të të gjithë vendit, po vuajnë mungesën e financimeve dhe pasojat e përmbytjeve të nëntorit, Edi Rama planifikon të shpenzojë nga 7-10 milionë euro për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve nga vende të treta!
I. Një projekt i ngjizur në errësisë
Projekt është ngjizur në ilegalitet të plotë, njëlloj sikurse Rama veproi me dy qendrat në Lezhe të rastit Meloni. Këto lëvizje janë veprime antikombëtare, të ngjashme me aksionet e qelizave komuniste dje dhe ato të patronazhistëve sot, duke vënë në dispozicion territore dhe ndërtesa publike të vendit, pa asnjë konsultim publik.
Ky projekt u përgatit në mungesë të plotë transparence, pa komunikim publik, me procedura të mbyllura dhe, mbi të gjitha, me një mungesë totale të debatit kombëtar, për një politikë që ka pasoja të pashmangshme demografike, sociale, sigurie dhe ekonomike.
Sekti në qeveri ka zgjedhur ta trajtojë këtë çështje si një marrëveshje teknike, pothuajse sekrete, duke injoruar qëllimisht një parim themelor të demokracisë: informimin dhe konsultimin publik. Asnjë dokument i plotë nuk është publikuar, asnjë studim ndikimi nuk është bërë publik dhe askush nuk ka marrë përgjigje të qarta për pyetjet bazike: Sa refugjatë do të strehohen? Për sa kohë? Me çfarë statusi ligjor? Cilat janë detyrimet financiare, policore dhe administrative të Shqipërisë? dhe Çfarë rrezikon e çfarë përfiton realisht vendi ynë?
Asnjë nga tre bashkitë e përzgjedhura nuk është konsultuar. Nuk ka pasur referendum lokal, madje as konsultime minimale me qytetarët. Projekti u paraqit si i kryer, i mbyllur, i pakthyeshëm. Si të mos mjaftonte, debateve publike u është mbyllur dera që në nisje, duke krijuar përshtypjen se kjo është një qeveri që nuk i njeh komunitetet si partnerë, nuk vlerëson pasojat reale në terren, dhe nuk ka frikë nga kosto demokratike. Kjo qasje është një problem më i madh se çdo qendër refugjatësh.
Kur një projekt i tillë zhvillohet pa transparencë, ai krijon automatikisht dyshime dhe, në këtë rast, dyshimet janë shumë më të mëdha se përgjigjet që ofrohen.
II. Korça, Vlora dhe Gjirokastra: pse këto qytete?
Zgjedhja e tre qarqeve jugore nuk është një rastësi gjeografike. Nëse lexojmë hartën e flukseve migratore, këto janë zona me dalje strategjike drejt kufijve tokësorë dhe detarë. Për pasojë, ngritja e qendrave të strehimit në këto pika ngre shqetësime thelbësore: A do të mbeten këto qendra “të mbyllura” apo do të krijojnë lëvizje të pakontrolluara në komunitet? A do të jenë këto zona pika kalimi për azilkërkues që kërkojnë të rikthehen drejt BE-së? A krijohet rreziku i transformimit të jugut në një “zonë tranziti” afatgjatë të emigracionit ilegal?
Asnjë shpjegim zyrtar nuk e sqaron logjikën kësaj përzgjedhjeje. Dhe pikërisht ky boshllëk ngre alarmin e parë real për impaktin e rëndë social dhe ekonomik. Sekti Rama po tenton ta shesë projektin si një pakt ekonomik, me fonde dhe investime të reja.
Në të vërtë, realitetet e vendeve të tjera që kanë pranuar projekte të tilla tregojnë se qendrat e refugjatëve shpesh shndërrohen në (i) burim presioni mbi shërbimet publike (shëndetësi, arsim, polici, etj.), (ii) në kosto të larta operative që bien mbi buxhetin e Shtetit tonë, pasi fondet fillestare mbarojnë, në (iii) tensione të pashmangshme sociale, sidomos në zona ku ekonomia lokale është e brishtë, si dhe (iv) në rritje të kriminalitetit të vogël dhe informalitetit, çka ka ndodhur në shumë modele të ngjashme në Europë.
Në Korçë e Gjirokastër, ku shpopullimi është tashmë problem kombëtar, çdo ndryshim demografik i imponuar nga lart krijon ndjesi pasigurie dhe perceptim rreziku. Në Vlorë, një qytet në rimëkëmbje turistike, qendrat e mëdha të refugjatëve sfidojnë dy identitete të kundërta: investimet strategjike dhe tranzitimin e emigracionit.
III. Rreziku i precedentit politik dhe pazari personal i turpshëm i Ramës
Marrëveshjet e tilla ndërkombëtare tentojnë të mos jenë të përkohshme. Ato kanë natyrën e një precedenti politik, i cili më pas mund të zgjerohet, ripërdoret apo ndryshohet në mënyra që Shqipëria nuk i kontrollon dot. Historia e emigracionit global tregon se qendrat e strehimit tentojnë të zgjerohen, afatet zgjaten dhe numrat e refugjatëve rriten. Qeveritë e huaja kërkojnë të transferojnë edhe më shumë përgjegjësi tek shteti pritës.
Shqipëria rrezikon të vendoset në epiqendrën e një modeli të ri menaxhimi migrator të BE-së, ku vendet e vogla periferike kthehen në depot e mëdha të refugjatëve. Nëse kjo është e qëllimshme, sekti Rama duhet ta thotë hapur. Nëse nuk është e qëllimshme, atëherë rreziku është edhe më i madh, sepse vendi po hyn në një marrëveshje që nuk e kontrollon. Çështja nuk është humanitare, por shtetërore. Qendrat e strehimit në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër nuk janë thjesht një projekt administrativ. Ato janë një provë e funksionimit të shtetit. Dhe deri tani, shteti nën thundrën e Ramës, po dështon në tre fronte. Në transparencë, që nuk ekziston, në llogaridhënie, që nuk praktikohet dhe në konsultim qytetar, i cili qëllimisht injorohet.
Edhe çështja e sovranitetit është po ashtu e paqartë në këtë projekt: ku fillon Shqipëria dhe ku mbaron vendimmarrja e partnerëve? Nëse qendrat do të menaxhohen me standarde europiane, mbetet pyetja: kush e ka kontrollin final? Shqipëria, apo partnerët e BE-së?
Nëse kontrollin e ka pala e huaj, atëherë krijohet një zonë e re juridike brenda territorit shqiptar. Dhe ky është një debat serioz, që nuk mund të anashkalohet me fraza të tipit “është një projekt i përkohshëm”.
Nëse kontrollin e ka pala shqiptare, atëherë barrën reale financiare dhe operative e merr Shqipëria, pavarësisht çfarë premtohet sot.
xxx
Në këto kushte, debati nuk mund dhe nuk duhet të jetë për pro apo kundër refugjatëve. Debati duhet të jetë për pro apo kundër mënyrës se si po qeveriset vendi nga ky sekt i papërgjegjshëm.
Ky projekt vjen pas 13 vitesh të Ramës të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri. Ai nuk është gjë tjetër veçse një pazar i turpshëm personal i tij për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare, të cilën po e humbet çdo ditë e mëshumë, pas demaskimit nga opozita dhe mediat e huaja.
Krizat qeverisëse, drama e shpopullimit, imazhi prej narkomani dhe narko-kryeministri që po përhap shtypi ndërkombëtar, nuk përmirësohen me makijazhe si gjoja humanist dhe globalist.𝗣𝗮𝘇𝗮𝗿𝗶 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝗹 𝗶 𝘁𝘂𝗿𝗽𝘀𝗵𝗲𝗺 𝗶 𝗥𝗮𝗺𝗲𝘀 𝗺𝗲 𝗾𝗲𝗻𝗱𝗿𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝘁𝗿𝗲𝗵𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲 𝗿𝗲𝗳𝘂𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲𝘃𝗲

Krizat qeverisëse, drama e shpopullimit, imazhi prej narkomani dhe narko-kryeministri që po përhap shtypi ndërkombëtar, nuk përmirësohen me makijazhe si gjoja humanist dhe globalist.
Gazeta RD