Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë një konference shtypi ka denoncuar situatën alarmante me shpopullimin vendit.
Berisha tha se, impakti i paketës kundër shpopullimit është 265 milionë euro në një vit. Ai paraqiti si ndihme edhe uljen e taksave dhe kreditë e buta.
Berisha: Leje lindje me pagesë të plotë për 365 ditë.
Të paktën për 30 mijë nëna në vit shuma është 80 milionë euro.
Tatimi mbi të ardhurat personale mbi pagën, nënat me tre fëmijë përjashtohen nga ky tatim. Nuk paguajnë tatim mbi të ardhurat personale.
Baballarët me katër fëmijë, përjashtohen nga ky tatim.
Shteti paguan në këtë rast 25 milionë euro.
Të rinjtë, deri në moshën 25-vjeçare, të përjashtohen nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat mbi pagën.
Janë rreth 200 mijë të rinj dhe shuma është rreth 10 milionë euro.
Kredi të butë, interesa kreditore të subvencionuara nga buxheti i shtetit për 5 mijë çifte të reja në vit.
Kredi gjer në 100 mijë euro.
Shuma vjetore 15 milionë euro.
Bonus rindërtimi. Shtëpi ekzistuese, çiftet e reja, për banesat urbane, 8 mijë euro për banesat rurale. Shuma 10 milionë euro.
Subvencion deri në masën e një të tretës së vlerës shtesë që familja duhet të paguajë për banesë më të madhe, si pasojë e shtimit të numrit të personave në familje, lindje të reja, por jo më shumë se 30 mijë euro.
Në total, të paktën 500 përfitues çdo vit, kjo arrin vlerën 15 milionë euro.
Zero taksë mbi tokën bujqësore, me kushtin që ajo të punohet.
Shuma 1 milion euro.
Përgjysmim i tatimit mbi të ardhurat personale dhe përgjysmim mbi taksë, tatim, tarifë vendore dhe qendrore për ata që punojnë tokën.
Shuma 5 milionë euro.
Për ata që rikthehen nga jashtë të punojnë në fshat, zero taksa, tarifa për 5 vitet e para.
Shuma 10 milionë euro.
Linjat e prodhimit, financim 50 përqind i çdo linje prodhimi, por jo më shumë se 30 mijë euro për çdo linjë.
Për ata që vijnë nga emigrimi, financimi do jetë 70 përqind, jo më shumë se 40 mijë euro për çdo linjë prodhimi.
Në total përllogariten 8 milionë euro.
Përgjysmim të çdo takse, tarife, tatimi për gratë sipërmarrëse që do hapin biznese në një nga tre qarqet më të varfa apo që punësojnë të paktën 50 përqind gra në sipërmarrjet e tyre.
Shuma 5 milionë euro.
Tokë publike falas për ndërtime për strehim.
Tokë publike me 1 euro për 99 vite për qëllime biznesi.
Impakti në buxheti e këtij viti është 265 milionë euro.
Impakti në buxhetin gjer në vitin 2040, shkon gjithsej 4 miliardë euro.
Gazeta RD