Nga Gent STRAZIMIRI
Hajdutja e pandehur zyrtarisht nga SPAK, Belinda Balluku, ka përshëndetur me një “SPAK YOU” të gjithë dashnorët e “drejtësisë së re”.
Ka përshëndetur veçanërisht, madje në një “perfect timing”, të gjithë ata që dje na shitën me një show live se “si” dhe “sa” po funksionon “drejtësia e re”.
Ata që dje, në rokadën për kreun e SPAK, falënderuan me elozhe “ikësin” që nuk guxoi ta arrestojë dhe “hyrësin” që as ka ndër mend ta prekë, siç nuk preku “shefin”, e akuzuar publikisht nga paraardhësi i Ballukut, për 17 VKM-të e inceneratorëve të miratuara brenda ditës (?!), pa u mbledhur qeveria (?!)…
Përshëndeti me një “SPAK YOU”, edhe të gjithë analistët, politologët, gazetarët, strategjistët, kriminologët, domethënë të gjithë “kooperativën televizive” dhe kooperativistët përkatës që mbulojnë sektorin e “spakologjisë” në përgjithësi; domethënë, ata “që dinë se ç’do ndodhë” e “për çfarë po përgatitet SPAK” e, që kanë besim të patundur tek “drejtësia e re”, “e pavarur” dhe, “e pastruar” nga vettingu që bëri e motra e të pandehurës Belinda Balluku…(?!)
Mirëpo është një “SPAK YOU” kjo, që Belinda Balluku nuk e ka bërë vetëm!
E ka bërë përmes “palloshit të gjatë”, i cili u përfshi jo se ajo është zëvendësi i dytë që ia kapin duke vjedhur;
JO!
As se Balluku është i treti “numër 2” apo ministrja e pestë i që i kapin duke vjedhur, pastruar para apo duke trafikuar drogë;
JO!
“Palloshi i gjatë” i Belindës u investua personalisht në këtë “SPAK YOU” sepse, ndryshe nga herët e sipërpërmendura, është vetë, personalisht i kapur sëbashku me të pandehurën e radhës si hajdute, me prova e fakte sekrete e publike.
Ironia qëndron në faktin se heqja e masës së pezullimit për Ballukun, një lloj “SPAK YOU” kushtetuese, nuk ka të sharë as juridikisht, as politikisht e as logjikisht, pavarësisht faktit se e kërkoi dhe e shkroi vetë “palloshi i gjatë”.
Drejtësia, gjyqësori, ndërhyn që ç’ke me të tek ekzekutivi, brutalisht, me ligj, me instrumenta të përcaktuara madje ekstreme: I ve prangat!!!
Mirëpo SPAK nuk ka dashur të ndërhyjë… përkundrazi!!!
Në këto kushte hajdutja e pandehur së bashku me palloshin dhe Kushtetuesen po i thonë SPAK-ut dhe cilitdo që e mbështet dhe bën sikur nuk kupton:
*në je ai që thua, vëri hekurat, përndryshe “SPAK YOU”!!!!
Dhe unë, në respekt për veten time dhe logjikën bazike njerëzore, nuk mundem veçse të jem dakord… [🤷♂️]
Nuk mund të prekësh “të pandëshkueshmit” dhe njëkohësisht të mos shkaktosh tërmet politik…(?!) [🤷♂️]
Nëse tenton t’i bësh të dyja, “të pandëshkueshmit” të kthehen dhe me të gjithë të drejtën e Zotit, të përplasin në surrat, përveç pushteti që u dhe me reformën në drejtësi, me SPAK e me BKH, edhe logjikën njerëzore dhe praktikën historike kudo ku ka shtet ligjesh!!!
Kështu që përveç përshëndetjes time të përherëshme “SPAK YOU”, tani keni edhe përshëndetjen e të pandëshkueshmëve.
Veçse ndryshe nga e imja, është një ” [🖕] SPAK YOU [🖕] ” supreme, “kushtetuese” dhe pushtetplotë nga çdo pikëpamje… [🤷♂️] !!
KAQ!
Gazeta RD