Nga Ndriçim KULLA
Edi Rama i korruptuar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese si peng i zëvendëses së tij dhe megjithëse akuza ndaj të dyve është e gjitha e zbuluar në “sytë e botës” gjykata mbylli sytë dhe dha drejtësi në hapin e dytë të të procesit në favor të tij.
Rruga e padrejtësive dhe korrupsionit u bë më e shtrembër se nga çfarë ishte më parë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hapi udhë ankimit të kryeministrit për aferën e përbashkët Balluku.
Viza nuk u hoq drejt sipas arsyes, për të dhënë drejtësi atij i që i takonte por u hoq shtrembër për ti dhënë zemër korrupsionit që valon.
Përshtypja që të krijohet me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e shqyrtimit të ankesës së kryeministrit është se ka rrënuar edhe vetë në një nivel korruptimi. Nuk duhet të kemi referenca tabush të pa prekshme, kur themi fjalën korruptim edhe për Gjykatën Kushtetuese, e cila për ne duhej të ishte maja e piramidës së gjyqësorit. Edhe ngrënia e presionit nga një faktor jashtëgjyqësor, aq më shumë, kur në rastin konkret është regjimi ynë edhe kjo quhet automatikisht korruptim.
Dhe ka vërtetë gjykim profesionist, formal, zyrtar, por ka edhe një gjykim publik. Gjithmonë gjykimi publikë të shikon nga tej dhe me shqetësimin e ndjeshmërisë së tij të thellë, godet drejt dhe në zemër të objektit për të cilin në vend që të japësh drejtësi bëhesh fole e krimit. Dhe në këtë rast Gjykata Kushtetuese u bë fole e krimit.
Po jetojmë një kohë shumë të vështirë, ku korrupsioni, mes halleve të mëdha që kanë qytetarët shqiptarë, është bërë halli mbi të gjitha hallet. Çfarë po ndodh në këtë drejtim, ku ai po sinkronizohet përditë para syve dhe mendjes tonë. Korrupsioni është faktori më kryesor që e shton edhe më shumë dëshpërimin dhe pesimizmin e njerëzve dhe i detyron ata që ti mbajnë sytë nga dera e rrugës së kurbetit.
Dhe jo vetëm prej korrupsionit, por edhe prej derivatit të pandëshkueshmërisë që po i bën drejtësia e reformës Rama-Soros. Ky është një konstatim edhe më i dhimbshëm nga çfarë po prezanton shqetësimi ynë. Nuk po jepet drejtësi dhe në të gjitha ato procese penale ose gjyqësore ku pushteti shtetëror është palë automatikisht që gjyqet i fiton qeveria dhe qeveritarët. Shikoni statistikat, se çfarë tmerri është krijuar për interesin publik, dhe që na i thonë shifrat institucionale për këtë drejtësi. Fjala drejtësi sot është bërë sinonim i fjalës padrejtësi dhe arbitraritet, nga të gjithë, duke përfshirë edhe arbritrat ndërkombëtar, që monitorojnë Shqipërinë në këto momente.
Mendoj se Gjykatësit e Kushtetueses, mes shumë prej gjykimeve të saj të gabuara, me këtë vendim kanë bërë gabimin e karrierës institucionale.
Ky vendim nuk është gjë tjetër veçse një valle për regjimin.
Kurdoherë mund thuhet për një veprim të gabuar se nuk të shqetësoi ndërgjegjja. Kjo shkon jo thjesht tek një njeri, por edhe tek një institucion i përbërë me dy ose më shumë njerëz. Sidomos tek gjykatësit të cilët shprehin një profesion, ku vendimet e tyre të drejtësisë që japin, ndezin sentimente të caktuara që lidhen me interesa të pa fundme.
Vështirë se mund të gjendet një histori tjetër kaq specifike në proceset e gjykimit, ku Gjykata Kushtetuese në vend kishte promovuar dhe ngritur në zenit rrugën e pastër të goditjes së korrupsionit shtetëror në sytë e të gjithëve me vendimin që mori bëri të kundërtën. Nuk është fjala të kërkojmë bubullima në qiell të pastër, atje ku nuk ka asnjë re. Jo, nuk kërkohet kjo dhe që nuk kërkohet kjo është fare e qartë. Retë kanë mbushur qiellin dhe kanë krijuar fenomene shpërthyese në shoqërinë tonë.
Skandalet korruptive të Ballukut, kur i akuzuari kryesor i kësaj afere mbetet Rama jo Balluku e cila është maninkini, kanë kronika të gjata e të pastra me gjurmë të sinkronizuara , ku janë paracaktuar klientët e tyre për të marrë qindra milionët e taksapagueseve shqiptarë.
Mirëpo këtu jemi përpara një paradoksi të madh: Gjykata Kushtetuese që gjykon ligjshmërinë e vendimit të SPAK për të futur në proces hetimi të dyshuarën që është edhe zv kryeministre, i hap rrugë një procesi të kompromentuar, një zigzageje dhe shtyrje të procesit, duke rënë nën trysnin e presionit të kryeministrit.
Vendimi që dha Gjykata Kushtetuese për pranimin e gjykimit në seancë plenare te gjyqtarëve të ankesës së kryeministrit, është një kleçkë gjyqësore një abuzim me ligjin, që demonstron edhe njëherë në shkallën më të lartë, përfundimin, se forca reale e presionit të kryeministrit mund të kthej mbrapsht çdo vendim që mund të merret aktualisht nga organet e drejtësisë në drejtin të tij personalisht, apo të bashkëpunëtorëve të tij të afërt, që i prishin balancat e korrupsionit në vazhdim, për të cilat akuzohet publikisht.
Edhe njëherë u provua në mënyrë të pa justifikueshme se pretendimet e opinionit publikë, shoqërisë civile dhe opozitës për kapjen kapilare të sistemit të drejtësisë nga dora e vetë kryetarit të regjimit, nuk paskëshin qenë legjenda urbane, siç i paraqit Drejtoria e Propagandës së regjimit, por fije të pa dukshme institucionale, që i japin gjak merimangës së krimit shtetërorë, me anë së cilës, ai ka mbërthyer gjithçka brenda në pushtetit e tij.
Ky vendim që dha Kushtetuesja është vendim për Ramën dhe në dëm të interesit publik dhe ushtrimit të drejtësisë. Është njolla më e zezë edhe për vetë disa gjykatës të ndershëm atje, që kanë perëndi peshoren e drejtësisë vizën e drejtë të gjykimit dhe jo akrobacitë me pushtetin. U dha sigurisht, nën një maratonë të fortë presioni të udhëhequr nga vetë dora dhe goja e çjerrë kryeministrore e Edi Ramës. Nuk e di çfarë përleshje janë bërë brenda mureve ku u mor ky vendim, sepse nuk ka asgjë publike mbi analet e këtij vendimi, por që përleshje është bërë. Dhe ka fituar zotëria e tij, fajtori.
Është çliruar nga ankthi momental që duhej të akuzohet më tej dhe i është bërë një favor nëpërmjet kohës, për të krijuar allishverishin më të përshtatshëm të radhës së bashku me viktimën e tij, e cila tashti e ka kthyer në peng dhe i dikton kushtet shefit të saj. I është hapur rruga për të shtyrë hetimin normal të veprimtarisë korruptive dhe me gjasa, për të manipuluar provat duke shtyrë më tej procesin e hetimit, se mbase gjendet një kapak i madh dhe i varros krimet e shumta të tij.
Në thelb kjo ishte prova më e mire për të treguar edhe njëherë, se edhe me Gjykatën supreme, drejtësia Soros-Rama po bën balet në Shqipëri. Kështu është bërë reforma. Kjo strukture është struktura e zgjedhur. Këta njerëzit e përzgjedhur me dorë mes kalvareve të vetingut të të tjerëve. Njerëz, që shtrëngojnë fort portofolin dhe benefitet e mëdha të postit.
Më mirë se njerëzit e thjeshtë , të cilëve kjo qeveri ju ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë, e dinë prokurorët, hetuesit, gjykatësit dhe tërë njerëzit e drejtësisë se çfarë fenomeni të rrezikshëm përfaqëson kryeministri i vendit tonë, sepse fillimisht skandalet dhe provat i shkojnë më pare atyre për hetim dhe gjykim dhe profesioni iu jep mundësinë e perceptimit të rrezikut që mbart ekzistenca e këtij kryeministri në drejtimin e vendit.
Kishin shansin që ta refuzonin dhe ti tregonin vendin kryeministrit hajdut dhe manipulator, i cili me ulërimat e tij i trembi dhe i mbajti nën thundrat e pushtetit.
Gazeta RD