Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk ka vënë në dispozicion të gjitha materialet e ardhura nga SPAK lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Raportohet se ai ka dorëzuar vetëm kërkesën zyrtare dhe vendimet e gjykatave, ndërsa materialet shoqëruese ende jo.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi shprehet në rrjete sociale se dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut provon, sipas tij, se kryeministri Edi Rama nuk po mbron ministren, por veten e tij.
“Dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e para, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave!”, shkruan Bardhi.
Gazeta RD