Berisha me aleatët: Ky takim sot synon t’u shprehë mbështetje të plotë atyre që zbatojnë ligjin në këtë vend

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, opozita shqiptare mbështet plotësisht çdo punonjës të zbatimit të ligjit në vend, duke theksuar se ky ishte edhe qëllimi kryesor i takimit me aleatët e saj.
Berisha u shpreh se opozita është dhe do të mbetet e vendosur në mbrojtje të shtetit ligjor, Kushtetutës dhe ndarjes së pushteteve, ndërsa paralajmëroi se do të qëndrojë e palëkundur kundër çdo shkeljeje të ligjit dhe përdorimi të drejtësisë për qëllime politike.
“Së pari, u uroj mirsëardhjen dhe u përshëndes përzemërsisht dhe shpresoj se edhe në emër tuaj, shpreh mbështetjen e plotë të opozitës shqiptare për çdo punonjës të zbatimit të ligjit, punonjës policie, punonjës të shërbimit informativ, punonjës të BKH dhe hetimit, prokurorë, gjykatës dhe të gjithë ata që me ndershmëri, vendosmëri, guxim, integritet dhe kurajo vendosin të zbatojnë ligjin.
Ky takim sot, ndër të tjera synon t’u shprehë mbështetje të plotë atyre që zbatojnë ligji në këtë vend.
Dhe, opozita ka qenë, është dhe do mbetet e përcaktuar për shtetin ligjor, Kushtetutën si kuadri më i mirë për respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Natyrisht duke thënë këtë, opozita ka qëndruar dhe qëndron ndaj çdo shkelje, ndaj çdo dhune ligjore të përdorur për qëllime politike.
Dhe këtu, ne jemi të palëkundur në këtë qëndrim.
Por në dallim me të tjerët, opozita nuk ka organizuar, ndonëse ka të drejtë të organizojë, dhunë ndaj organeve të drejtësisë, por është përballur, pavarësisht nga absurditetet që mund të jetë detyruar, ka dëshmuar se në një shtet, Kushtetuta i ndan pushtetet dhe ato duhen respektuar.
Nuk ka bërë atë që ka regjistruar për herë të parë narkoshteti shqiptar, Edi Rama me Erion Veliajn, që rrethuan dhe dhunuan prokurorë, gjykatës dhe hetues, kur u arrestua, kur doli para gjyqit, hajduti i tretë më i madh i vendit”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …