Berisha me aleatët: Duhet të ngrihemi me të gjithë forcën si përpjekje e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të ngrihet me të gjithë forcën, duke e cilësuar këtë si një përpjekje të fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se janë faktuar manipulimet zgjedhore, vjedhjet dhe lidhjet me trafikun e drogës, ndërsa theksoi se shpresa e vetme, në këto kushte, mbetet opozita.
“Këtu jemi.
Nuk kanë asnjë kufi.
Ndaj dhe shpresa e vetme është opozita.
Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë si përpjekje e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet.
Është faktuar gjithçka.
Është faktuar farsa elektorale në mënyrën më përfundimtare.
Janë faktuar vjedhjet dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut.
Janë faktuar lidhjet me drogën.
Një gazetë prestigjioze amerikane shkruante se disa agjenci zbulimi i kanë thënë asaj gazete se përfitues kryesor i klaneve të drogës është Edi Rama.
Atëherë, ne duhet të organizojmë format më të vendosura të protestës, të qëndresës, të revoltës.
Këta e kanë asgjësuar parlamentin.
Nuk ka parlament.
Ju e keni parë, aty hyhet, dilet, e mbyll ai sa fillon.
Zgjedhje të lira.
Një qeveri, e cila përgatit zgjedhjet e lira, është kushti i të gjitha kushteve për ne.
Është thirrur data 22.
Protestat tona do të diversifikohen me greva, me greva urie, me të gjitha format, në qoftë se ne përmbushim misionin tonë.
Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim.
Të gjithë ne duhet të kemi të qartë se me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme.
Ato janë format që rrëzojnë narkodiktaturat dhe diktaturat.
Angazhimi sa më shumë i të rinjve në këtë betejë, të cilën opozita do të fitojë, shqiptarët do e fitojnë.
Kurrë ndonjëherë nuk kanë qenë… zotërinj e thashë edhe dje dhe do e mbyll, Enver Hoxha që i kishte pa llogari, absolutisht ta keni shumë të qartë, që gjithë korrupsioni i tij në 45 vite diktaturë, korrupsion ekonomik e kam fjalën, nuk them anën gjakësore të tij, por si abuzim, nuk është as gjysma, as çerek i drejtorëve të bashkisë.
Shkoni shihni hotelin ju.
Ajo vila e tij nuk u regjistrua ndonjëherë në emër të tij apo familjes. Ishte pronë shtetërore.
Shkoni dhe shihni hotelin 70 milionë euro 20-katësh i Erion Veliajt dhe drejtorit të bashkisë.
Këta nuk kanë asnjë të përmbajtur.
Mediat i kanë korruptuar gjer në palcë dhe bëjnë avokatinë e tyre.
Pra, mision.
Opozita është në një mision të vërtetë.
Në një mision që kërkon sakrifica. Dhe unë jam i bindur se janë qindra dhe mijëra shqiptarë të gatshëm për sakrifica”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …