Ne dalim në shesh për të larguar njeriun që mori licencë nga Gjykata Kushtetuese për të vjedhur sa të dojë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë për pjesmarrje masive në protestën e sotme të thirrur nga opozita.

Berisha tha se, ne dalim në shesh për të larguar njeriun që mori licencë nga Gjykata Kushtetuese për të vjedhur sa të dojë.

“Idealet, forca e tyre, nuk matet kurrë me numra.

Një gjë ka provuar historia, që nuk ka asgjë më të pathyeshme se ato.

Dhe mos harroni një gjë, se mësimi i historisë së shqiptarëve nuk them se është unik, por them se ka vlerë botërore, pakica që kanë fituar kundër stërshumicave, si në historinë e Shqipërisë, nuk gjen kund tjetër.

Ndaj dhe ne dalim aty me guximin e shqiptarit, me idealet më fisnike të njeriut, për të larguar këtë njeri që mori në Gjykatë Kushtetuese licencën për të vjedhur sa të dojë.

Mund t’ia japë gjykata, por populli do ia grisë ato letra atij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Imuniteti i Ballukut/ Berisha: Rama po bën çdo gjë për të mos e kaluar në parlament!

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi përpjekjet e Edi Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun, …