Partia Demokratike ka publikuar një raport voluminoz në formë libri prej 1507 faqesh, i cili dokumenton atë që e quan “masakër zgjedhore”. Në një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetja Albana Vokshi prezantuan gjetjet, të cilat përfshijnë rreth 2500 raste të verifikuara të krimeve dhe shkeljeve zgjedhore.
Berisha deklaroi se Partia Demokratike u ka dërguar partnerëve ndërkombëtarë mijëra dokumente autentike, video, fotografi dhe procesverbale, si një kontribut për të “damkosur” zgjedhjet në mënyrë përfundimtare. Sipas tij, ndërsa vëzhguesit ndërkombëtarë kishin materialet e tyre, edhe dosja prej 1500 faqesh e dërguar nga PD ka pasur vlerën e saj në këtë proces.
Deputetja Albana Vokshi shpjegoi procesin e gjatë dhe të kujdesshëm të hartimit të raportit, duke theksuar se vonesa në publikim erdhi si pasojë e nevojës për të verifikuar çdo denoncim. Një task-forcë e posaçme e ngritur në selinë e PD-së ka shqyrtuar një volum të jashtëzakonshëm informacioni të ardhur përmes një emaili dhe numri telefoni të dedikuar.
Berisha: Nuk u tërhoqëm. Por, por, ne u përpoqëm t’i japim modestisht kontributin tonë duke u dërguar atyre mijëra dokumenta autentike, video, fotografi, procesverbale, në mënyrë që raporti i tyre të ishte raporti që damkoste zgjedhjet në mënyrë përfundimtare. Natyrisht, ata kishin dhe të vetat, pa diskutim, shumë të shumta, shumë të rëndësishme, por edhe ky raport, këto 1500 faqe që janë dërguar sapo shqyrtoheshin, kanë pasur vlerën e vet. E mbyllim këtu duke i dhënë fjalën Albanës. T’u njohim, t’u njoh më me… Ju do ta merrni, e keni online. Cilido nga mediat e ka online. Po, Albana do të demonstrojë diçka.
Vokshi: Faleminderit doktor. Doktori thotë që është online sepse është e pamundur që të prodhojmë në shumicë, duke pasur parasysh që ka 1507 faqe. Jemi munduar, kemi marrë më shumë kohë sesa ju premtuam. Ju premtuam që menjëherë mbas zgjedhjeve apo mbas daljes së rezultatit të zgjedhjeve ne do e bënim publik, por mori më shumë kohë se ç’duhej sepse sikurse e sqaroi edhe doktori, Task Forca e ngritur në selinë e Partisë Demokratike për monitorimin e krimeve zgjedhore, ne jemi vetëm një pjesë e Task Forcës, se Task Forca në total kishte rreth 20 anëtarë, secili me detyra të përcaktuara qartë.
Dikush me monitorimin e mediave, dikush që merrej me pjesën ligjore, dikush që merrej me monitorimin në terren, por çdo fakt, çdo denoncim që u bë, duke pasur parasysh volumin shumë të madh, Task Forca vendosi edhe një email të dedikuar për denoncime që u bë publik nga selia e Partisë Demokratike në një konferencë të veçantë të kryetarit të partisë dhe një numër të dedikuar për të gjitha denoncimet. Në momentin që denoncimet vinin ose në numrin e WhatsApp-it, ose në email, apo në të gjitha rrugët që mbrrinin në Task Force, kishte një procedurë verifikimi të secilës prej denoncimeve, në mënyrë që çdo gjë që të paraqitej në këtë libër të ishte e vërtetë.
Janë rreth 2500 raste të verifikuara ku kemi vendosur foto, video, dëshmi, burimin. Pra jemi treguar shumë të kujdesshëm dhe kjo na ka marrë jo pak kohë, që çdo gjë që paraqitet në këtë libër të jetë e vërtetueshme dhe e verifikueshme edhe nga ana juaj. Raporti pra ka pasur shumë volum, të marrë nga strukturat e Partisë Demokratike, nga shtabet elektorale të koordinatorëve politikë të Partisë Demokratike apo shtabeve të kandidatëve në të gjitha qarqet.
Kemi marrë të dhëna nga vëzhguesit, komisionerët, nga qytetarët, por edhe nga qytetarë të cilët na kanë dërguar informacion edhe pse janë munduar që të ruajnë anonimatin, për shkak të presionit. Për çdo rast, kemi vënë shpjegimin e shkeljes, krimit zgjedhor, impaktin elektoral, po gjithashtu shkeljen në bazë të ligjit shqiptar apo të dokumentave ndërkombëtarë, si dhe impaktin pra elektoral.
Do e shihni se do edhe e performojmë mënyrën se e kemi bërë dhe user friendly, pra edhe për ju të jetë më e lehtë përdorimi i i këtij libri. Kemi vendosur për çdo rast, krimi elektoral apo shkelje elektoral, e kemi vendosur një QR kod, në mënyrë që secili prej jush kur të bëjë skanimin e QR kodit të dali, të dali rasti, pra shkelja, shkelja zgjedhore. Çdo informacion pra është verifikuar dhe vetëm rastet e verifikuara janë përfshirë në këtë raport.
Dhe unë dua t’ju sqaroj që, kjo është vetëm një pjesë e vogël e asaj çfarë ka ndodhur gjatë fushatës zgjedhore, gjatë ditës së zgjedhjeve apo pas ditës së zgjedhjeve. Janë 2500 raste, 2543 raste në këtë libër, të verifikuara, të ndara sipas kategorive edhe të raportit të OSBE-ODIHR-it, duke e ilustruar çdo shkelje të përmendur në raportin e OSBE-ODIHR-it me numrin e madh të rasteve të publikuara në këtë libër.
Kështu e kemi nisur pra me kapitullin, janë tetë kapituj gjithsej. Kapitulli i parë që është shpërdorimi i postit por edhe i burimeve administrative.
Kapitulli i dytë është përfshirja e krimit, grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në zgjedhje.
Kapitulli i tretë që ka goxha, i lihet goxha hapësirë sistemit të patronazhimit.
Kapitulli i katërt janë vota e diasporës, janë 227 raste të verifikueshme se si është devijuar dhe dhunuar vota e diasporës. Ka për ditën e zgjedhjeve janë 821 raste të, të bëra publike, pra të vendosura në këtë libër. 821 raste, ku kemi marrë rastet e ditës së zgjedhjeve nga Vora, Elbasani, Zallbastari, Vaqarri, Petrela, Ndroqi, Baldushku, Kruja dhe kemi vendosur dhe një përmbledhje të disa prej tyre. Pra mendoni që në, kjo është vetëm një miniatiurë sepse në të gjithë Shqipërinë ka qenë i njëjt, ka qenë i njëjti fenomen i dhunimit të zgjedhjeve, presionit, shantazhit të të votuesve.
Pas, në kapitullin e gjashtë pra është pra procesi i, i ankesave. Hapja e kutive dhe materialeve zgjedhore dhe rezultati prej tyre. Dhe kapitulli i fundit, pra numërimi dhe pjesa…
Gazeta RD