Berisha: PD nuk pranon pazare, kërkon rrëzimin e kësaj qeverie

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi në konferencën me mediat se PD nuk do të pranojë asnjë pazar politik dhe asnjë ndarje pushteti me qeverinë aktuale, duke theksuar se objektivi i vetëm i opozitës është rrëzimi i kësaj qeverisjeje.

Duke iu referuar raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet, Berisha theksoi se në kushtet e sotme nuk ka hapësirë për kompromis politik, por vetëm për krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

BERISHA: Ne vlerësojmë shumë raportin që bëri OSBE-ODIHR. Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk kërkojmë ndarje pushtetesh. Jo, nuk kërkojmë ndarje pushteti ne. Domethënë, në 2001-shin ne realizuam mbrojtjen e votës dhe jo vetëm kaq, por një proces i cili çoi në një ndarje pushteti. Ne nuk kërkojmë ndarje pushteti sot. Në dallim nga 2001-shi, sot pas 24 vitesh, Partia Demokratike nuk kërkon ndarje pushteti. Kërkon zgjedhje të lira, kërkon qeveri teknike dhe këtu qëndrojmë ne. Nuk ka njeri që mund të mbrojë këto zgjedhje. Ju e patë ç’ndodhi. U bë një deklaratë që u përgënjeshtrua të nesërmen, të pasnesërmen, dy herë.

Pra, kjo, Anisa, është, ne jemi mirënjohës pafundësisht, por nuk e vlerësojmë se Partia Demokratike duhet të hyjë në pazare për të ndarë pushtetin. Tani Partia Demokratike është në një situatë që, me këtë qeveri, ose largon këtë qeveri nga pushteti dhe hap rrugën për qeveri teknike e zgjedhje të lira, ose këtu opozita është fiktive dhe tërësisht fiktive. Pra është, është një taktikë e re kjo e Partisë Demokratike.

About Redaksia

Check Also

“DE TELEGRAAF”: Shpërthen zemërimi kundër shtetit mafioz në Shqipëri!

Shqipëria rrëshqiti të hënën në mbrëmje drejt kaosit. Në Tiranë, një protestë masive kundër qeverisë …