Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK në lidhje me çështjen e hakerimit të të dhënave të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas burimeve, Ismaili akuzohet për përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal.
Në të njëjtën dosje janë marrë të pandehur edhe Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, të cilët ndodhen tashmë nën masa sigurie.
Ismaili u paraqit këtë të martë në ambientet e SPAK, ku qëndroi për rreth dy orë, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, më 12 mars 2025 SPAK ka marrë informacion se adresat e email-eve të disa prokurorëve të posaçëm ishin vënë në shënjestër të një ndërhyrjeje të paligjshme. Megjithatë, institucioni sqaron se nuk është cenuar sistemi i brendshëm i SPAK.
Gazeta RD