Berisha: Ergys Agasi është futur në biznes më 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat se, Ergys Agasi është futur në biznes më 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro fitime.

Berisha u shpreh se kjo pasuri e pazakontë lidhet me dosjen e AKSHI-t, të cilën e cilësoi si kopsht privat të kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se, AKSHI varet drejtpërdrejt nga kryeministri dhe është përdorur për skema korruptive përmes kompanive me emra të ndryshëm.

Berisha: Po flisja për imunitetet, por nuk është më pak e zezë, përkundrazi edhe më e zezë është dosja e AKSHI-t, ku në të vërtetë kopshti privat i Edi Ramës ka pasur si protagonist kryesor në hije baxhanakun, peshkaqenin Armand Frangu.

Dhe natyrisht patronazhisten e AKSHI-t, Linda Ramën, siç është faktuar me dokumente.

Armand Frangu, ky mafioz i denoncuar para jush dhe në parlament me dhjetëra e dhjetëra herë, dhe që për fat të keq mediat e qeverisë ngurojnë t’ia përmendin emrin, pacaka e dinë se më mirë se unë se Ermal Beqiri është Armand Frangu, se Gerond Meçe është Armand Frangu, se Daniel Shima është Armend Frangu, por atë nuk e përmendin.

Mos harroni një gjë.

Duhet të mbani parasysh, AKSHI është agjenci që varet direkt nga kryeministri. Nga Edi Rama.

Së dyti, duhet t’u rrëfej këtu se njeriu më intim, përveç baxhanakut i të gjithë zyrtarëve në Shqipëri, është Ergys Agasi.

I faktuar. I faktuar. I faktuar.

Ndaj dhe ky intim-Agasi na rezulton në librat e shtetit me fitime përrallore që nuk i ka njohur njeriu në historinë e njerëzimit. Fitime të cilat tejkalojnë brenda 5 muajve kapitalin fillestar 22 milionë herë.

Është futur në 15 shtator me 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 234 milionë euro.

Intim-Agasi, ta quajmë këtë mafioz për ta kuptuar njerëzit më mirë se çfarë ka ndodhur.

Pra, ky Intim-Agasi ka vënë aty 1 mijë euro dhe ka dalë në dhjetor me 22 milionë herë më shumë.

A mund të kuptohet kjo?

A mund të ndodhë kund në botë kjo përveçse me Intim-Agasin?

Të gjitha këto para të vjedhura qytetarëve shqiptarë në kopshtin privat të Edi Ramës, për Edi Ramën.

Dhe mediat rrinë dhe merren me Ermal Beqirin, Gerond Meçen, Ervina Gjanën që shkoi drejtoreshë e kiber-hetimit, etj, etj.

Pra, a mundet një njeri të futet në shtator me 1 mijë euro të regjistrojë EA Solutions, se të gjitha këto të Armand Frangut janë me Solutions, se ky i ka zgjidhjet ky mafioz që u ka rrëmbyer qindra e qindra milionë euro shqiptarëve.

Me këto emra, me Ermal Beqirin, me Gerond Meçen, duke legalizuar një proces ultra-mafioz në konkurrencë.

Duke paraqitur oferta fake vetëm për t’i çuar në ankime, për t’i anuluar nëse ndonjëri kishte sjellë ndonjë ofertë më të përshtatshme.

About Redaksia

Check Also

Aeroporti i Vlorës/ Tentuan t’ia “merrnin” Rama me Ballukun/ Behgjet Pacolli fiton gjyqin

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka lënë të kuptohet se ka fituar përballjen ligjore për aeroportin e …