Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të rënda në Durrës, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Një familje tregon se u detyrua të largohej nga banesa gjatë natës, pasi uji kishte përmbytur shtëpinë dhe rrezikonte jetën e fëmijës.
Në një prononcim për Top Channel, një nënë shprehet se situata u bë e padurueshme rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur vendosi të dalë nga banesa.
“E shihni?! Mbledhim dru për të ndezur sobën, jemi përmbytur që mbrëmë. Ku të shkoja? Kemi fjetur këtu brenda. Për pak na u mbyt fëmija, nga ora 3 dolëm nga shtëpia dhe ikëm.
Desh na iku fëmija, ia dhashë fisit tim, i thashë ‘ma mbaj fëmijën’. Jetohet kështu? Shkova te policia, e më tha shko te bashkia. Nuk na morën për të na strehuar. Ku të shkojmë?!”, u shpreh qytetarja.
Gazeta RD