Rama ka sulmuar sërish sot gjyqtarët duke u shprehur se seanca e regjistruar në Gjykatën Kushtetuese tregon se, logjika e tyre lë për të dëshiruar dhe i ka cilësuar si ‘njollë turpi’.
“Gjykata kushtetuese para pak ditësh kërkoi regjistrimin e seancës ku gjykatës, dy shoqata gjykatësish edhe ata me probleme të paregjistruara gjithsesi, kërkuan nga GjK t’iu rrisë pagat. Tani po ta dëgjosh atë regjistrim publikuar realisht ndihesh në vështirësi duke menduar se këta janë njerëzit që japin drejtësi ndërkohë që filli i logjikës së tyre u ballafaquan me GJK lë tejet për të dëshiruar. Këtu nuk është çështje personash. Unë nuk kam asnjë dëshire të bëj asnjë polemikë me askënd”, tha ai.
Rama tha se shpreson që “Gjykata Kushtetuese mos t’ia lërë këtë njollë të madhe turpi Shqipërisë dhe të mos na bëjë të kërkojmë ilaçe të tjera”.
Gazeta RD