Koha e manovrave ka mbaruar!

Gazment BARDHI
Alibitë tashmë kanë rënë!
Edi Rama ushtroi presion të paprecedentë mbi Gjykatën Kushtetuese dhe ngriti alibi absurde për të mbrojtur veten dhe Belinda Ballukun. Të dyja dështuan! Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj do të rrëzohet kushdo që pengon drejtësinë.
Tani, Edi Rama nuk ka më ku të fshihet. Kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut pret miratimin nga Kuvendi. I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.
Kuvendi nuk mund të mbajë peshën e përgjegjësisë për vonesën e paprecedent të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe për pengimin e drejtësisë.
Koha e manovrave ka mbaruar!

About Krye Redaktor

Check Also

Karta Sociale/ Vokshi në Strasburg: Mosraportimi i Shqipërisë, shkelje e rëndë! Qytetarët nuk po dëgjohen!

Deputetja e PD, njëkohësisht dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj …