Balliu me Krichabaum në Mynih: Lufta reale ndaj korrupsionit kusht për integrimin e Shqipërisë nëBE

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka takuar në Mynih, Gjermani, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në qeverinë gjermane.

Balliu shkruan se, gjatë bisedës është diskutuar për luftën reale ndaj korrupsionit që mund të integrojë Shqipërinë në BE.

Postimi

Kënaqësi të takoja në Mynih, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën në Gjermani.

Integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është jetik për të ardhmen e vendit tonë dhe për konsolidimin e demokracisë. Vetëm përmes luftës reale kundër korrupsionit dhe respektimit të ndarjes së pushteteve mund të garantohet ecja përpara e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Gjatë takimit pata mundësinë ta falënderoj Ministrin e Shtetit për Europën për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tij në procesin e integrimit të Shqipërisë. Mbështetja e miqve dhe aleatëve tanë europianë është thelbësore, por mbi të gjitha mbetet detyra jonë të ndërtojmë institucione të forta, të pavarura dhe në shërbim të qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

Rama nuk u thirr në Konferencën e Mynihut/ Berisha: Sinjal i izolimit diplomatik!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të lajmit nga mediat se, kryeministri …