Nga Bardh SPAHIA
Sekuestrimi i sotëm nga SPAK i procedurave të projektit të Portit të Durrësit është certifikimi zyrtar i një prej aferave më korruptive në historinë e shtetit shqiptar. Kjo procedurë është një skemë e mirëfilltë grabitjeje me bekimin dhe firmën e Edi Ramës.
Asnjë drejtor, asnjë ministër dhe asnjë “kokë turku” nuk mund të fshihet pas këtij skandali. Edi Rama është ideatori, mbrojtësi dhe përfituesi kryesor i kësaj afere prej 400 milion dollarësh. Ai e kaloi këtë projekt me ligje speciale në parlament, duke sfiduar hapur Bashkimin Evropian dhe institucionet ndërkombëtare.
Sot u vërtetua se pas ‘ëndrrës’ së Dubait në Durrës fshihet vetëm babëzia e një të çmenduri për të vjedhur pronën më të shtrenjtë të shqiptarëve.
SPAK ka detyrimin t’i shkojë deri në fund këtij hetimi, duke goditur kokën e oktapodit që qëndron në zyrën e Kryeministrit. Çdo vonesë do rezultonte në vjedhjen e mëtejshme të qytetarëve shqiptar.
Ndërsa detyra e çdo qytetari që e do këtë vend është të dalë në shesh në mbrojtje të të ardhmes dhe demokracisë.
Gazeta RD