Katastrofa urbane në qytetin e Vlorës është e pranishme në çdo rrugë e lagje!

Sot, datë 3 mars 2026, denoncim i Partisë Demokratike Dega Vlorë, në zonën e ish-fabrikës së Çimentos në Vlorë.

Katastrofa urbane dhe infrastrukturore në qytetin e Vlorës është e pranishme në çdo rrugë e lagje, e shtrirë në të gjithë kapilaritetin infrastrukturor të këtij qyteti. Mbeturinat e pahequra për ditë me radhë, disa rrugë gjasme të shtruara dhe disa të tjera të painvestuara për dekada; lagje që, në vend të zonave rekreative, gjelbërimit dhe parqeve për fëmijë, kanë male të mëdha mbetjesh dhe vatra të herëpashershme zjarri, ku digjen mbetjet e lëna për javë të tëra të papastruara nga shërbimet publike të Bashkisë Vlorë.

Vlora është lënë në mëshirë të fatit. Rrugët dhe lagjet e saj dergjen mes papastërtisë, mbeturinave dhe rrugëve të pashtruara. Shembulli më konkret është zona pranë ish-fabrikës së çimentos, ku situata është më shumë se dramatike. Mbetjet, papastërtia dhe kanalet e hapura janë panorama e vetme që, për dekada me radhë, Bashkia Vlorë i ka rezervuar kësaj zone.

Ashtu si kjo zonë, janë edhe dhjetëra lagje në të gjithë Bashkinë Vlorë, të cilat duket sikur nuk ekzistojnë për shërbimet publike dhe për masterplanet e Bashkisë Vlorë.

About Redaksia

Check Also

Si Rama-Veliaj i “dorëzuan” anëtarit të bandës miliarda për ndërtimin e shkollave

Nga Boldnews.al Biznesmeni i ndërtimit, Jetmir Pepa, është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, …