PD ankimon në Kushtetuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor për kontrollin e fondeve të IPARD II

Grupi Parlamentar i PD dërgon në Gjykatën Kushteteuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II në bujqësi.

Rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret cdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik. Kjo ka vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend, por nga ana tjetër dëmton interesin publik për shkak se deputetët nuk ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe funksionet e tyre.

Nëse opozita nuk diskuton dot në Kuvend cështje që kanë interes për qytetarët, nëse nuk ushtron dot kontroll ndaj qeverisjes, nëse nuk shtyn dot përpara miratimin e ligjeve/amendamenteve në interes të qytetarëve, nëse nuk përfillet në të drejtat e saj që ia njeh Kushtetuta e Shqipërisë, atëherë roli i saj në Kuvend është thjeshtë formal duke mos përmbushur përgjegjësitë e veta në një shoqëri demokratike dhe duke dëmtuar kështu sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si garanci për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar.

Bashkëlidhur gjeni kërkesën e plotë të depozituar në Gjykatën Kushteteuse.

About Redaksia

Check Also

Zgjidhen kryetarët e rinj të PD në Berat, Skrapar dhe Dimal

Tre degë të PD në Qarkun e Beratit kanë zgjedhur drejtuesit e rinj. I deleguari …