Berisha: Shumë shpejt do të fillojmë punën në zgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme lokale

Arbër Mitrushaj: Duke qenë se zgjedhjet vendore janë vitin e ardhshëm, a mendoni se strukturat e partisë janë kohën e duhur për organizimin apo ekziston risku që jemi me vonesë në përgatitjen elektorale në terren?

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Natyrisht duhet të shpejtojmë, jam plotësisht dakord me ty, por siç e shikon dhe vetë Arbër, ne jemi detyruar që në këtë periudhë të kemi një veprimtari shumëplanëshe.
Nga njëra anë, po zhvillohet analiza dhe zgjedhjet në PD. Mund të ju them se, ndonëse mediat i censurojnë se kanë urdhër, pasi partia tjetër nuk bën zgjedhje, por bën emërime si në shpellat e mafies, ato po ecin shumë mirë.
Ndërkohë, po përpiqemi që të përqendrohemi dhe duhet të përqendrohem me të gjithë forcën tonë në organizim, sikundër protesta është arma kryesore e opozitës shqiptare kundër këtij regjimi.
Ndërkohë ju garantoj se do të vazhdojmë. Çfarë ka një karakteristikë në këtë periudhë PD. Përpara merreshin gjërat një e nga një, tani koha nuk na lejon më, nuk kemi më atë luks dhe detyrohemi të operojmë njëkohësisht në shumë drejtime.
Kështu që, shumë shpejt do të fillojmë punën për zgjedhjen e kandidaturave dhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

About Redaksia

Check Also

Tension mes Ramës dhe Spiropalit: Ti mos e hap gojën fare!

Edhe pse deputetja Elisa Spiropali u tregua e gatshme për një debat mes socialistësh për …