Deputeti i PD, Belind Këlliçi nga Rotterdami komentoi thashethemet se PPE ka përjashtuar PD-në për shkak të situatës në të cilën ndodhet. Këlliçi tha se, e gjitha është një çmenduri kolektive.
Ai shtoi se zyra e PR e Ramës, Fugës, Bashës e shoqatës së Bardhit i marshin të keqen pasi ndodhet në kongres si përfaqësues i PD, sëbashku me Vokshin, Pollon e Tabakun.
“I marrtë të keqen zyra e PR të Ramës e Fugës, makinerisë së baltës së Bashës e shoqatës së Gaz Bardhit. Jam pa fjalë me këto që kam lexuar në media.
Jam në Rotterdam, samitin e Partisë Popullore Europiane në kongres. Aktualisht jam futur në një nga sallat ku janë zhvilluar disa aktivitete.
PD për shkak të situatës aktuale dhe ngërçit gjyqësor, këtë radhë, u vendos nga EPP që PD për këtë situatë të mos përfaqësohej nga një delegacion zyrtar.
PD, në katër karriget e saj, vëndet për katër delegatë, ka zero delegatë të ulur. Ndodhem unë, Tabaku, Pollo dhe Bogdani. Kemi ardhur si përfaqësues”, tha Këlliçi.
Gazeta RD