Miraka: Gaz Bardhi histerik, Alibeaj u kërkoi deputetëve të mos firmosin

Simon Miraka ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “FrontLine”. Emri i tij është lakuar së fundmi në media, pasi maxhoranca nuk pranoi që ai të ishte një prej anëtarëve të dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në arsyetimin e tij, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, tha se Mirakën se kanë votuar pasi kandidatura është firmosur nga Sali Berisha.

Nëse ajo firmë hiqet, sipas tij, do të rimendohen. Këto deklarata, Miraka i cilësoi si të njëjta me mendësinë komuniste.

Ai tha se, Berisha për të është thjesht deputet i Parlamentit shqiptar dhe shtoi se është propozuar nga Shoqëria Civile.

“Vazhdojmë me periudhën e diktaturës. E ndoqa Komisionin e Ligjeve. Ligji për autoritetin e dosjeve, ka pesë anëtarë. Tre zgjidhen nga kryeministri dhe dy të tjerë zgjidhen, një nga Shoqata e Ish të Përndjekurit Politikë dhe një nga Shoqëria Civile. Që të futet emri në Komisionin e Ligjeve duhet mbështetja e 28 deputetëve. Kontaktin e parë e kam pasur me Alibeajn. Prisja vendimin. Ngaqë dyshova mora kontakt me deputetët.”-tha ai.

Si ishte komunikimi me Alibeajn?

“Kam pasur kofidencë me të. Bisedat kanë qenë normale. Të gjithë më thanë që kanë nder të më firmosin. Një nga deputetët që kanë firmosur më tha që kam nisur të mbledh firmat, por Alibeaj ka thënë që mos mblidhni firmat. Grupi tjetër nuk iu bind Alibeajt dhe firmosën, mes tyre ishte edhe firma e Berishës.

Ajo që më shqetësoi ishte mënyra arrogante e këtij ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Si ka mundësi një djalë i ri, ish-ministër, funksionar i lartë kishte atë fjalor. Alibeaj u tregua më i zgjuar, nuk doli direkt siç doli Bardhi.

Nuk më erdhi keq mosaprovimi. Më trishtoi gjuha, mënyra histerike e Gaz Bardhit që fliste përballë kolegëve. Firma e zotit Berisha ishte si e gjithë deputetëve të tjerë, ai është deputet i parlamentit.

Balla u nxitua me atë deklaratë. Duhet të jenë më të qetë, urrejtja mbjell përçarje. Nuk shkohet në Evropë me këtë fjalor. Njeriu duhet të frenojë veten, të dijë se çfarë flet. Berisha për mua është deputet si të gjithë.”-deklaroi Miraka.

Emri juaj nga kush është propozuar?

“Unë s’jam propozim i Sali Berishës, por i Shoqërisë Civile. Ndër firmat është dhe ajo e Berishës. Bardhi ka dalë e ka thënë që se kemi me zotin Miraka, por në fakt me mua e kanë. Zhgënjimi nga palët është nga deputetët që e quajnë veten se vijnë nga shtresa e të përndjekurve. Ka një mungesë personaliteti.

Ata e hodhën firmën, janë deputetë dhe mandatin nuk ua heq askush. Ka mungesë serioziteti, personaliteti, karakteri. Më vjen keq se kam kofidencë me ta, por faktet janë fakte. E vërteta është e hidhur. E vërteta duhet thënë, duhet pasur kurajo.”-tha Miraka.

A jeni mjaftueshëm për punën që bëhet në atë institucion?

“Është një staf i zgjedhur. Nuk jemi mjaftueshmërisht duke krahasuar me institucionet analoge. Një njeri që ka vuajtur vetë është më i ndjeshëm nga problemet. Ata kur më shohin mua, shohin veten e tyre. Dhuna ka qenë e tmerrshme, askush s’ka dashur t’i dalë shokut dëshmitar. Unë me aftësitë e mia jam munduar të fus frymën e tolerancës.

Unë e shpreh dhe e përsëris që çdo njeri të shkojë atje ku gjen veten. Secili ka të drejtën e këndvështrimit të vet. Shoqëria ka ndryshuar shumë. Më kërkuan shoqatat që të isha edhe në mandatin e dytë. Nuk është puna se vijnë ish të burgosurit, por edhe qytetarë që duan të dinë nëse janë ndjekur nga ish-Sigurimi. Ka intelektualë, shkrimtarë, këngëtarë, të gjitha shtresat. Ka edhe 17-vjeçarë që kanë bashkëpunuar”, deklaroi Miraka.

About Redaksia

Check Also

Eksperti nga Britania jep shifrën e frikshme: 460 milionë euro vijnë cash nga Britania në Shqipëri

Andi Hoxhaj, pedagog në “University College London” duke komentuar vizitën e David Cameron, Sekretarit të …

Leave a Reply