Bardhi: Ilir Proda u takua me Suel Çelën në Elbasan, SPAK të verifikojë kamerat!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një intervistë në “Studio24” deklaroi se Ilir Proda është takuar me Suel Çelën në Elbasan.

Gjithashtu ai bëri thirrje që SPAK të kontrollojë dhe të verifikojë kamerat. Bardhi më tej akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim që policinë t’ja dorëzojë krimit

“Unë ndjej keqardhje sepse Paraardhësi i zotërisë ka qenë për analizën vjetore dhe jashtë drejtorisë është pritur dhe takuar me atë që e kishte emëruar, me Suel Çelën, në Elbasan personi që është në kërkim. Ftoj prokurorinë e posaçme të verifikojë të mbledhë kamerat dhe të verifikojë këtë që unë po them. Pra sa kohë vullneti i Ramës është që policinë t’ja dorëzojë krimit të organizuar, nuk ka rëndësi kë vendos”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Rasti i Irena Gjokës është një nga kulmet më të errëta që provon se çfarë është SPAK

Nga Ndriçim KULLA Çfarë mund të ndodhë në një çast në historinë e një shoqërie kur …