Ndërtimet te Vila e Zogut/ Zhupa kërkon transparencë dhe mbrojtje si trashëgimi me vlera historike

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa i është drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare me një kërkesë për informacion të detajuar lidhur me zhvillimet ndërtimore pranë Vilës verore të Mbretit Zog në Durrës.

Nisma vjen pas shqetësimeve publike për ndërtime shumëkatëshe në zonë, të cilat mund të cenojnë integritetin historik dhe arkitekturor të këtij ansambli me vlera të veçanta.

Postimi

Nisur nga shqetësimet publike mbi ndërtimet e reja shumëkatëshe tek vila verore e Mbretit Zog në Durrës, i jam drejtuar zyrtarisht Institutit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare me një kërkesë për informacion të detajuar.

Kjo vilë përfaqëson një ansambël me vlera të rëndësishme historike, arkitekturore dhe politike, ndaj çdo ndërhyrje në zonën përreth saj apo aq më keq tek ajo vetë duhet të trajtohet me përgjegjësi të lartë dhe transparencë të plotë. Kam kërkuar sqarime mbi çdo projekt ndërtimi, miratimet përkatëse, statusin aktual të mbrojtjes, si dhe masat e marra për ruajtjen e integritetit të këtij objekti.

Ështe e nevojshme që kjo pasuri të përfshihet në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, pavarësisht pronësisë private.

Trashëgimia jonë historike dhe kulturore nuk mund të cenohet, ajo duhet të mbrohet dhe të ruhet për brezat që vijnë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lufta kundër korrupsionit, e pashpresë përsa kohë të jetë Rama aty! Gjithçka në dorën e qytetarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është e pashpresë …