Shqiptarët e Selanikut bojkotojnë Ramën: Diaspora nuk ka nevojë për samite ceremoniale, por për zgjidhje reale!

Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka bojkotuar Samitin e IV-të të Diasporës Shqiptare të thirrur nga Edi Rama.

Në një njoftim publik, të ndarë për mediat, diaspora e Selanikut, thekson se nuk ka më shumë nevojë për samite ceremoniale, por për përfaqësim të vërtetë, për degjim dhe për zgjidhje reale të problemeve të saj.

Në një kohë kur shqiptarët në Greqi dhe në botë përballen çdo ditë me sfida të mëdha dokumentacioni, punësimi e integrimi social, ne besojmë se diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor në aktivitete formale”,- thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë

Komuniteti Shqiptar i Selanikut nuk merr pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës Shqiptare.

Ne mendojmë se Diaspora shqiptare nuk ka më shumë nevojë për samite ceremoniale, sa për përfaqësim të vërtetë, për degjim dhe për zgjidhje reale të problemeve të saj.

Shqiptarët në Greqi, si edhe në shumë vende të tjera përballen çdo ditë me sfida të mëdha: dokumentacioni, punësimi, integrimi social, të drejtat, pensionet, arsimi i fëmijëve. Këto nuk zgjidhen me fjalime dhe foto zyrtare, por me politika serioze dhe angazhim të drejtpërdrejtë.

Kush është përgjegjës për përjashtimin e zërave që punojnë për Komunitetin dhe në vend të tyre flasin në Samit persona që nuk kanë asnjë lidhje me Diasporën? Më shumë se denigrim, ky është një provokim.

Ne besojmë se diaspora duhet të jetë partnere reale, jo dekor në aktivitete formale.

Respekt për çdo shqiptar që jeton dhe punon me ndershmëri jashtë atdheut.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e Maleve është paketa e mafies! Investimet e huaja janë vetëm 300 mln euro, në kohën tonë ishin 1.4 miliardë euro

Marsi Korreshi, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit, nëse keni një koment për ftesën …