Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend akuzoi kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me politikat për naftën, duke sfiduar që të gjendet një vend i Bashkimit Europian që ka hequr subvencionet për këtë sektor. Sipas tij, asnjë vend i BE-së nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Berisha theksoi se vendet e BE-së ndahen në tre kategori: me subvencion maksimal, mesatar dhe të ulët, duke shtuar se këtë vit Gjermania ka kaluar nga subvencion mesatar në maksimal.
Berisha: Tani, le të gjejnë një vend të vetëm në BE që ka hequr subvencionin e naftës.
Absolutisht, asnjë vend!
Ua them unë ju.
Vendet në BE ndahen në tre grupe. Ato që bëjnë subvencion maksimal, ato që bëjnë subvencion mesatar dhe ato që bëjnë subvencion më të ulët.
Këtë vit, Gjermania që bënte subvencion mesatar, kaloi në subvencion maksimal.
Se je bërë i famshëm ti, merita jote më e madhe që fut ato dosat në shpërblim.
Shumë mirë ke bërë, por nuk është vetë dosa ajo që u duhet fermerëve.
Në radhë të parë është nafta.
Në radhë të parë duhet t’u japim naftën.
Atë mirë e ka bërë, nuk them.
Gazeta RD