Karteli Pepa-Rama/ 7.5 ton kokainë e trafikuar dhe 69 milionë euro tendera

Gazment BARDHI

7.5 ton kokainë e trafikuar.
50 tendera publikë nga pushteti i Edi Ramës.
Mbi 69 milionë euro kontrata.
232 pasuri (rreth 12 milionë euro) të sekuestruara nga SPAK.

Kjo është një skedë e shkurtër e aktivitetit kriminal dhe ekonomik të vetëm një karteli shqiptar që përdorte shtetin për të pastruar paratë e drogës.

Si Jetmir Pepa në Shqipëri ka shumë grupe kriminale që trafikojnë kokainë dhe që pushteti i pajis me leje ndërtimi apo me statusin e investitorit strategjik.

Ky rast i fundit i çuar para drejtësisë nuk është i izoluar. Ky është modeli mbi të cilin Edi Rama ka ndërtuar dhe mban pushtetin.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama refuzon të vijë në parlament dhe të përgjigjet për ndikimin e krimit të organizuar në ndërtim, për pastrimin e parave përmes lejeve të ndërtimit.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë, paratë e pista nuk fshihen, ato legalizohen edhe që t’i shërbejnë atij për të qëndruar në pushtet, përmes blerjes, shantazhimit dhe frikësimit të votuesve.

Riciklimi i parave të pista në ndërtim, në projekte dhe kontrata shtetërore është arsyeja pse Edi Rama i fshihet debatit për raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë.

Raporti thotë e zeza mbi të bardhë: ndërtimi është një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave në Shqipëri.

Edi Rama mund të fshihet sot, mund të heshtë sërish nesër, por dita kur do të përgjigjet pse e bëri shtetin njësh me krimin është e pashmangshme.

About Redaksia

Check Also

Skandali me aeroportin e Vlorës/ Pacolli paralajmëron me “përshkallëzim të pakontrolluar”

Behgjet PACOLLI Njëherë erdha me zemër të mbushur me gëzim me dëshirë dhe me një …